Fansat e The Flash dhe Supergirl do të jenë të kënaqur, pas crossover-it me Arrow dhe serialit Legends of Tomorrow, është radha e një episodi crossover që do të bëj bashkë aventurat e kushërirës së Superman me ato të Barry Allen.
Në 28 mars në Shtetet e Bashkuara, do të transmetohet në CBS episodi ku Melissa Benoist (Kara Danvers/Supergirl) do të jetë përkrah Grant Gustin (Barry Allen/The Flash). Producentët ekzekutiv të dy serialeve, Greg Berlanti dhe Andrew Kreisberg të emocionuar për këtë arritje kanë falenderuar Grant Gustin dhe stafin e CBS, The CW, Warner Bros. dhe DC për kohën dhe realizimin e një projekti që e ka pasur zanafillën që me fillimet e Supergirl. Producentët kanv falenderuar gjithashtu fansat dhe gazetarët që e kanë kërkuar prej kohësh këtë crossover.








