CBS ka njoftuar se The Good Fight do të debutojë në 19 shkurt në CBS All Access.
Seriali spinoff i The Good Wife do të transmetohet gjithashtu si premierë në rrjetin e CBS Television Network. Episodet e tjera do të jenë të disponueshëm çdo të diel në platformën e CBS në streaming.
The Good Fight do të ndjekë historinë me zhvillimet që kanë ndodhur pas një viti nga finalja e The Good Wife dhe ka si protagoniste aktoret Christine Baranski dhe Sarah Steele, në rolet e Diane dhe Marissa.
Në episodet e reja një mashtrim ekonomik shkatërron reputacionin e vajzës së Diane, Maia (Rose Leslie) dhe humbjen e të gjitha kursimeve të Diane. Gruaja detyrohet të largohet nga Lockhart & Lee dhe sëbashku me Marissa-n, gjejnë punë me Lucca-n në një nga studiot ligjore më të rëndësishme të Chicago-s.
Pjesë e cast-it janë edhe Delroy Lindo, Paul Guilfoyle, Bernadette Peters dhe Erica Tazel.
Në episode do të shfaqen edhe Gary Cole (Kurt McVeigh), Zach Grenier (David) dhe Jerry Adler (Howard).








