Gjatë javës që lamë pas, në faqen zyrtare të ‘The Voice Albania’ në Facebook, ndjekësve iu dha mundësia të votonin për duetin e tyre të preferuar në mbrëmjen e parë të betejave.
Rezultatet gjatë gjithë javës pësuan ndryshime. Numri i votuesëve u rrit ndjeshëm dhe nuk munguan as komentet në postim lidhur me artistët e preferuar. Sidoqoftë, ka ardhur koha që të shpallim rezultatin përfundimtar.
Lidia dhe Antigoni ishin të preferuarit e publikut, duke patur përqindjen më të lartë të votuesve (28%).
Të dytët më të preferuar, rezultojnë Elda e Hekurani me 24% të votave, të ndjekur nga Walter e Klinti me 17%.
Prej sot ju do të keni mundësinë të votoni për betejat e natës së dytë të Betejave në faqen zyrtare të ‘The Voice of Albania’ në Facebook.