Jemi edhe një muaj larg nga rikthimi i The Walking Dead. Episodi i nëntë i sezonit të peste me regji të Greg Nicotero do të transmetohet në Amerikë në 8 shkurt në kanalin kabllor AMC.
Pas publikimit të posterit promocional dy ditë më parë, nga sot në rrjet është publikuar edhe video promo e parë, ku grupi i Rick (Andrew Lincoln) duket se gjendet për të disatën herë në fushë betejën për mbijetesë.
Jo rastësisht video, që mund të shihni më poshtë, mban titullin “Surviving Together” (në shqip ‘të mbijetojmë sëbashku’) dhe tregon protagonistët tek ecin për tu mbrojtur në atë që duket si një pyll ku ska shpëtim.