Tomka dhe Shokët e tij, një prej filmave më të preferuar të publikut shqiptar por dhe ndër më të njohurit në gjuhën shqipe do të transmetohet në kanalin amerikan Turner Classic Movies – TMC.
Dita e sotme shënohet si një ditë e rëndësishme për kinematografinë shqiptare dhe Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit pasi mbi 40 milion shikues amerikan do të përjetojnë ekpseriencën e filmit shqip Tomka dhe Shokët e Tij i cili është prodhuar në vitin 1977.
TCM përzgjodhi Xhanfise Kekon si ‘Regjisorja e javës’ dhe në portofolin e saj shënohet pikërisht ky film i cili trajton historinë e disa të rinjve në epokën e luftës.
Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.
Filmi do të vij i masterizuar, në cilësinë HD duke dhënë një eksperiencë ndryshe nga çfarë e kemi shohur më parë./IMA/








