Top 10 Prezantuesit më të ndjekur në Instagram. Kryesojnë motrat Vjollca

Jetojmë në epokën e internetit, aty ku gjithësecili prej nesh kalon një kohë të mirë të ditës, e ku të gjithë mund të shprehin hapur mendimet e tyre. Mediat sociale janë një tregues i mirë i asaj çfarë ka më shumë interes për audiencën online, duke marrë parasysh klikimet e një lajmi, apo klikimet e një këngë, këto pasqyrojnë se çfarë pëlqen e për çfarë ka interes publiku online. Gjithashtu, numri i ndjekësve në “Instagram”, duke qenë se është rrjeti social më i përdorur sëfundmi nga personazhet e famshëm, tregon qartë se për kë personazh publiku ka më shumë interes, ta ndjekë atë, t’i japë vazhdimisht “like” dhe komente.

Stafi i InfoMedia Albania, duke qënë se ka për qellim të informojë publikun për lajmet nga bota e televizionit dhe personazhet e tyre, i ka bërë një analizë profileve të prezantuesëve shqiptar në “Instagram”, ku fronin si prezantuesja më e ndjekur dhe më e komentuar në këtë rrjet, e mban moderatorja e Top Channel, Luana Vjollca, me rreth 605 mijë ndjekës dhe çdo foto e postuar nga ajo numëron me mijëra “like” dhe qindra komente, gjithashtu Luanën e kanë bërë “Tag” në më shumë se 90114 foto të ndryshme nga fansat e saj dhe jo vetëm. Pas saj renditet motra e Luanës, Marina Vjollca, me rreth 557 mijë ndjekës. Na u dukë e drejtë që, si prezantuesit më të ndjekur në “instagram”, të konsideronim ata të cilët numërojnë më shumë se 100 mijë ndjekës në profilin e tyre, duke marrë parasysh numrin e saktë të ndjekësve të çdo profili prezantuesi.

Në vazhdim, lista e saktë e Top 10 prezantuesëve shqiptar më të ndjekur në “Instagram”, duke u renditur sipas numrit më të madh të ndjekësve.

  1. Luana Vjollca – 605K followers
  2. Marina Vjollca – 557K followers
  3. Ermal Mamaqi – 413K followers
  4. Albana Osmani – 231K followers
  5. Alketa Vejsiu – 190K followers
  6. Jonida Vokshi – 171K followers
  7. Ardit Gjebrea – 170K followers
  8. Ilda Bejleri – 167K followers
  9. Amarda Toska – 133K followers
  10. Arbana Osmani – 132K followers
  11. Eneda Tarifa – 116K followers
  12. Roza Lati – 109K followers
  13. Xhemi Shehu – 108K followers

NNdërsa me më pak ndjekës në numër mbeten jashtë dhjetëshes tre prezantuese, po shumë të dashura për publikun si Eneda Tarifa, Roza Lati dhe Xhemi Shehu.

©IMAlbania.com

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.