IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Top Channel përuron “shtëpinë” e re

by IMA Redaksia
2015/10/17
in Evente, TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Top Channel përuron “shtëpinë” e re

Në qershor 2011 do të vendosej guri i themelit që shënoi nisjen e ndërtimit të komplesit gjigand të Top Channel, i shtrirë në një sipërfaqe prej 21.000 metra katrorë.

ADVERTISEMENT

Katër vite më pas, Top Channel tashmë ka një shtëpi të re nga ku 8.500 metra katrorë janë ambiente administrate dhe zyrat e produksionit të të gjitha programeve, përfshirë 5.000 m2 studio, nga ku prodhohen dhe transmetohen të gjitha programet e Top Channel që mbajnë mbërthyer para ekranit miliona shikues.

Një ëndërr që nisi 14 vjet më parë në mendjen e një gjeniu dhe që sot është realitet. Në ditën e lindjes së Tanit, 16 tetor, politikanë, diplomatë, miq e partnerë të shumtë që kanë shoqëruar në këtë rrugëtim Top Channel u mblodhën në festën e madhe të inaugurimit të këtij kompleksi të ri dhe modern, shtëpinë e re dhe të bukur të Top-it.

Zonja Vjollca Hoxha, presidente e Top Media, në fjalën përshëndetëse u shpreh se ky inaugurim është një ngjarje shumë e rëndësishme për Top Channel, të gjithë grupin Top Media dhe për atë personalisht.

“Sot do të ishte e pamundur të mblidheshim të gjithë këtu, pa ndihmën dhe kontributin e atyre që na kanë shoqëruar në këto 14 vite të ekzistencës sonë si televizion. Ky institucion rritet çdo ditë e më shumë dhe pak nga ata që na kanë shoqëruar që në fillimet e para e mbajnë mend mirë krenarinë dhe entuziazmin e Tanit kur prezantonte studiot e reja tek Piramida. Unë jam e sigurt se ai është krenar me ne sot, me shtëpinë e tij të vogël dhe atë të madhe. Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë ata që kanë ndihmuar në këto 4 vite për të ndërtuar shtëpinë tonë të re, shtëpi modeste por është shtëpia jonë dhe askush nuk mund të na nxjerrë nga ajo. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë partnerët tanë që besuan tek ne me imazhin e tyre. Dhe siç e ka zakon shqiptari, ne themi ‘në shtëpinë e re hyhet me këmbë të djathtë’. Mirë se erdhët dhe uroj ta vizitoni shtëpinë tonë të re”, u shpreh zonja Hoxha.

Disa prej të ftuarve dhanë impresionet e tyre nga ky inaugurim.

Edi Rama, kryeministër: “Rëndësi ka që e kanë me leje ndërtimin, që paguajnë dritat rregullisht, ujin, taksat. Kjo është kryesorja. Por, përtej shakasë, unë ju uroj fat dhe sukses në një përpjekje që është veçanërisht e vështirë, jo thjesht sepse është e vështirë të kesh sukses dhe të qëndrosh në majë, por edhe sepse në rastin e Top Channel sfida është për të qëndruar në lartësinë e ambicies dhe ëndrrës së themeluesit të këtij suksesi të madh dhe kjo është pjesa më e vështirë. Unë ju uroj që ju t’ia dilni dhe që të jeni gjithmonë në lartësinë e ambicies së pakufishme të Dritan Hoxhës”.

Majlinda Bregu, deputete e PD: “Unë ju uroj suksese dhe besoj se tashmë, si një televizion kombëtar, pa harruar që ishte në kohën e qeverisë Berisha kur erdhi liçenca kombëtare, ka më shumë mundësi që me ambientet e reja të arrihet aty ku do teleshikuesi”.

Florian Raunig, ambasador i OSBE-së: “Faleminderit për ftesën për të qenë i pranishëm në këtë inaugurim. Ju uroj një program të mbarë, sa më cilësor, sa më të mirë e sa më të bukur të jetë e mundur. Faleminderit”.

Henri Çili, UET: “Fenomeni kulturor Top Channel në këto 15 vitet e fundit institucionalizohet në një shtëpi, në një adresë, mendoj unë, të përjetshme”.

Erjon Braçe, deputet i PS: “Më shumë sesa godinat, Top Channel i vlen shpirti. Përsa kohë sot është 16 tetor, ia vlen të artikulojmë vetëm një fjali: ëndrra vazhdon”.

Arben Xhixho, gazetar i VOA: “Është shumë mbresëlënëse gjithë ndërtesa që keni bërë, me mjediset e reja të transmetimit. Një stacioni kaq të njohur sa Top Channel i takon dhe më në fund ju do të keni tamam shtëpinë tuaj”.

ADVERTISEMENT

Ylli Rakipi: “Top Channel sigurisht që nuk është vetëm një godinë, sado e madhe dhe e bukur të jetë ajo. Është televizioni më i rëndësishëm i vendit, që i ka dhënë jetë, atë pjesën e vërtetë të jetës, medias shqiptare. Domethënë, pronari i saj, ai që e themeloi është njeriu që nuk bëri as hap as hartë, por e fluturoi, e nisi median shqiptare në një hapësirë krejt tjetër, ndryshe nga ç’do ishim tani”.

Ndërtimi i këtij kompleksi mediatik, që me të tilla përmasa e bën unik në Shqipëri, është vijimi i historisë së Top Medias, e nisur në vitin 2001. Një histori dhe rrugëtim i gjatë, që me këtë rast ka ardhur e përmbledhur përpara të gjithëve nëpërmjet një mini muzeumi.

Top Channel prodhon 200 orë programe në ditë. Numri mesatar i punonjësve është 583, nga të cilët 62% meshkuj dhe 38% femra. Gjatë një viti Top Channel paguan 260.095.856 lekë taksa.

Të ftuarit kanë vizituar ambientet e Top Channel, ndërsa festa ka vijuar deri natën vonë…

Marrë nga Top Channel

Previous Post

Digitalb sponsor i një aktiviteti kulturo-social

Next Post

Programi i Mbrëmjes| 17/10/2015

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Programi i Mbrëmjes| 17/10/2015

Programi i Mbrëmjes| 17/10/2015

Eventet e ditës në SuperSport | 17/10/2015

Eventet e ditës në SuperSport | 17/10/2015

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA