Top Channel rikthen në transmetim serialet spanjolle.
Shumë shpejt do të fillojë transmetimin seriali ‘Gran Hotel’ një produksion i Bambú Producciones, me regji të Carlos Sedes dhe aktorët kryesor Yon Gonzalez dhe Amaia Salamanca.
Seriali ka 3 sezone dhe numëron gjithsej 39 episode.
Seriali ka thyer rekorde shikueshmerie në Spanjë në vitin 2011 dhe u transmetua nga kanalin kombëtar Antena 3 të grupit prestigjoz Atresmedia.
Suksesi i serialit bëri që disa shtete të realizonin versionin e tyre përkates si Italia, Amerika latine, Egjipti, etj
Në Top Channel ka filluar transmetimi i spotit televiziv.
Subjekti
Historia zhvillohet në 1905. I riu Julio Olmedo shkon në Gran Hotel, që ndodhet në periferi të qytetit Cantaloa, për të vizituar motrën e tij Cristina që punon në hotel si menaxhere. Në hotel, Julio zbulon se Cristina për më shumë se një muaj nuk punonte më aty, që kur ajo u dëbua me dyshimin e vjedhjes së një klienti. Julio vendos të qëndrojë në hotel si kamerier dhe të hetojë zhdukjen e motrës së tij. Në këtë mënyrë ai njeh stafin dhe fillon një marrëdhënie me Alicia Alarcón, një nga vajzat e Doña Terezës, pronares së hotelit. Alicia do ta ndihmojë atë në kërkimin e tij së bashku me Andrés, një kamerier, djali i guvernantes së hotelit. Së bashku ata do të zbulojnë sekrete të ruajtura me xhelozi brenda mureve të Grand Hotel.
Trailer








