Top Channel vjen me një tjetër format në WEB TV

Vetëm pak ditë pas transmetimit të puntatës së parë të “Voila” një emision showbizz-i, i pari për Top Channel ekskluziv vetëm në WEB TV, televizioni kombëtar ka lancuar një tjetër projekt i cili do të transmetohet në kanalin e Youtube.

“Diaspora”, kështu quhet projekti i dytë i Top Channel i cili do të vijë si një format “storyteller” ku do të shfaq histori personale, sfidat dhe arritjet e atyre që gjenden jashtë vendit.

Top Channel gjithashtu synon që të krijojë edhe një format takimesh me miq dhe të afërm që i kanë humbur kontaktet prej vitesh.

Televizioni ka hapur modulin e kontaktit për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e programit i cili mund të aksesohet përmes linkut të mëposhtëm./IMA/
http://aplikime.top-channel.tv/diaspora/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.