IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Top Talk: Gazetarët nuk duan lëmoshë, por mbështetjen që iu takon për misionin që kanë. Ja apeli i tyre

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Top Talk: Gazetarët nuk duan lëmoshë, por  mbështetjen që iu takon për misionin që kanë. Ja apeli i tyre

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishin të ftuar me anë të një lidhje me “Skype” gazetarët Aleksandër Çipa dhe Frrok Çupi. Dyshja e gazetarëve shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, pasi kjo e fundit i ka përjashtuar gazetarët nga “Paketa e Emergjencës”, që implementoi qeveria, për t’i ardhur në ndihmë situatës kaotike të krijuar në vendin tonë, si pasojë e COVID-19.

ADVERTISEMENT

 

Kreu i “Unionit të Gazetarëve” Aleksandër Çipa u shpreh se përjashtimi nga kjo paketë ka dëmtuar shumë gazetarinë në vendin tonë. Shtypi i shkruar ka 13 ditë që ka ndërprerë aktivitetin e tyre, thotë ai. Po ashtu masat drastike të ndërmarra nga qeveria, për të minimizuar përhapjen e infeksionit, kanë reduktuar dukshëm pjesëmarrjen redaksionale nëpër mediat e ndryshme të vendit. Çipa thotë që përpos historisë kronike tashmë, në lidhje me vonesat e pagave të gazetarëve, këta të fundit janë të detyruar që të përballen me vështirësi drastike dhe në pikëpamjen e ekzistencës financiare, si pasojë e gjendjes së krijuar, shtoi gazetari.

“Paraprakisht ne më herët deklaruam përmes një deklarate publike, që edhe Komuniteti i Gazetarëve dhe Media në përgjithësi, të përfshihen në Paketën e Emergjencës që paralajmëroi qeveria, e kryesuar nga kryeministri Rama. E bëmë këtë deklaratë paraprake për të sjellë në vëmendje se institucionet Shqiptare, duhet ta konsiderojnë edhe cënimin e e medias dhe gazetarëve nga kjo krizë, e shkaktuar për shkak të fatkeqësisë natyrore, siç edhe cilësohet zyrtarisht. Në këto kushte, në respekt të gjitha apeleve institucionale dhe publike, Komuniteti i Gazetarëve dhe i Mediave menjëherë në mënyrë drastike, ripanë të gjitha strukturat e programacioneve mediatike dhe kryesisht mediat audio-vizive, janë të parat që reflektuan. Po kështu shtypi i shkruar ka 13 ditë që ka ndërprerë botimin dhe qarkullimin e vet dhe shumë prej stafeve redaksionale në të gjithë spektrin medial të vendit, kanë ndërmarrë masat drastike të uljes së lëvizjes, së personave dhe qarkullimit të tyre dhe të mos prezencës në mjediset redaksionale dhe mediatike në përgjithësi. Kjo natyrisht që sjell një pasojë drastike dhe në pikëpamjen e ekzistencës financiare të medias edhe mbi vetë anëtarët e këtij komuniteti profesional. Më duhet të them se pavarësisht nga një lloj historie kronikë që është bërë ajo e vonesës dhe e cënimit të pagave mujore të gazetarëve. Por në kushtet e tanishme kjo shumëfishohet si rrezik dhe potencohet si një mundësi mos ekzistenciale për nga pikëpamja sociale dhe financiare. Jo vetëm për gazetarët, për punonjësit e mediave në përgjithësi, por fatkeqësisht edhe për pjesëtarët e familjes së tyre. Sepse në përgjithësi, në shumicën e rasteve ato janë kryefamiljarë dhe detyrimet nuk janë vetëm individuale, por janë edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes”, tha Aleksandër Çipa.

Një qasje të njëjtë ndau edhe gazetari Frrok Çupi. Ai u shpreh në mënyrë metaforike se gazetaria është një “botë e përkëdhelur” dhe e mbajtur me “pekule” prej shoqërisë, që prej ekzistencës së saj. Po ashtu gazetari mendon që kjo përkujdesje duhet të tregohet dhe tashmë në këtë situatë të vështirë që ndodhet vendi ynë, si pasojë e virusit korona. Por gazetaria, thotë Çupi, ka nevojë që të mbahet në këmbë dhe jo thjeshtë për t’u “përkëdhelur”.

“I kam dëgjuar lajmet dhe praktikisht është një nga shqetësimet e mëdha që ka bota tani, krahas shqetësimeve shumë të rënda të sëmundjes. Por bota e publicistikës, e gazetarëve, është një botë e përkëdhelur dhe e mbajtur me pekule prej shoqërive, që prej sa ka lindur. Kështu që këtë lloj përkujdesje e meriton edhe sot natyrisht. Jo thjesht për ta përkëdhelur, por për ta mbajtur në këmbë. Sigurisht shoqëria ka problem shumë të mëdha me financat, ka problem shumë të mëdha me prodhimin, ka problem të mëdha me punësimin etj etj. Po jam i sigurt se mediat duhet të ishin në futjen e parë të përkujdesjes nga shteti. Mendoj se të dyja bashkë se shteti dhe media nuk janë siç thuhet, nuk janë si dragoi dhe Shën Gjergji, siç thuhet në teorinë e gazetarisë, por janë dy bashkëpunëtor. Kam përshtypjen se shteti me siguri do të manifestojë një lloj kujdesi, jo sigurisht se duhet të japë dhurata. Por duhet në mënyrë me një partnership të një niveli shumë të lartë. Nëse shteti i ndodhet në krahë medias i ndodhet në krah edhe publikut.

ADVERTISEMENT

Jetojmë në një situatë që nuk është jetuar prej 4 miliardë vitesh në këtë glob. Nuk mund të japim zgjidhje të menjëhershme, qoftë edhe mendime dhe gabon në çdo moment, konsiderohesh aventurier, nëse thua gjëra që mendon se i thua të sakta. Në këtë krizë jemi të gjithë, në këtë flluskë. Si individë edhe shteti duhet të konsiderohen aq ndihmës për njëri-tjetrin, sa që të mos kërkohet më shumë se sa mundet dhe të mos jepet më pak se sa mundet. Ne kemi sot një botë shumë të rrethuar të mbyllur, shumë të mbyllur, superfuqitë janë mbyllur. Kështu që nëse do të veçojmë një gjë, siç jua thashë do ta veçojmë dhe për arsye të asaj nevoje të domosdoshme dhe të asaj varfërie që kanë gazetarët, për të thënë të vërtetën. Nuk kam parasysh gazetarët, që realisht në Shqipëri ekzistojnë, siç janë gazetarët që kanë vila një milionëshe, gjysmë milionëshe. Unë po them për gazetarët. Gazetarët janë shtresa e varfër e shoqërisë. Madje më e varfër se sa vetë punëtorët aq më shumë më pas se sa sportistët. Nuk dua të përjashtoj askënd, por po të qëllosh mbi gazetarinë pavarësisht sa defekte ka, është njësoj sikur të gjuash mbi kishat dhe xhamitë. Duhet ta mbajmë gazetarinë aq të shenjtë për arsye që të ruajë shenjtërinë e vet, u shpreh Frrok Çupi.

Top Channel

Tags: covid19koronavirusiMedia
Previous Post

Finalja e Top Talent 3, triumfon QUEST STYLE GROUP

Next Post

Rama tregon kush do të riatdhesohet pas mbylljes së kufijve: Është listë e mbyllur

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Rama tregon kush do të riatdhesohet pas mbylljes së kufijve: Është listë e mbyllur

Rama tregon kush do të riatdhesohet pas mbylljes së kufijve: Është listë e mbyllur

Koronavirusi, Erdogan: Turqia mbyll të gjithë kufijtë e saj

Koronavirusi, Erdogan: Turqia mbyll të gjithë kufijtë e saj

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA