Tring sjell “Përralla e Pafajësisë”; Zbuloni serialin që do të përfundojë së shpejti!

Nga 3 Marsi vjen në Tring një serial shumë i suksesshëm – «Përralla e pafajësisë». Aksidenti i një nate me shi do të ndryshojë jetën e tre njerëzve përgjithmonë… Merjem është gruaja që merr përsipër një krim që se ka bërë vetëm për burrin që dashuron. Oktai i cili i premtoi asaj martesë, gënjeu oficerët e policisë duke i thënë se ishte Merjemi që drejtonte makinën.

I verbuar nga hakmarrja, Savazhi i cili humbi të dashurën e tij gjatë aksidentit beson se Merjemi është vrasësja. Ky serial do të vijë me 2 episode premierë çdo të shtunë dhe të diel, ora 20:00 në 3Plus. Kjo do të thotë se në Tring do të përfundojë seriali “Shoqëri e lartë” me protagonistë Hazar Ergüçlü dhe Engin Öztürk.