Ministri i Kulturës dhe Turizmit Nabi Avçi dhe homologu i tij rus Vladimir Medinsky kanë rënë dakord të prodhojnë filma dhe serale televizive përmes një iniciative të përbashkët midis dy vendeve.
Avçi dhe Medinsky diskutuan marrëdhëniet kulturore midis Turqisë dhe Rusisë, ndërkohë që morën pjesë në Forumin e 4-të Botëror të Dialogut Ndërkulturor në Baku të Azerbajxhanit.
Avçı deklaroi se viti 2019 është shpallur si viti i Kulturës dhe Turizmit si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar gjatë takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi (HLCC) në Mars, i cili u kryesua nga Presidenti Rexhep Tajvan Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin .
“Në këtë kontekst, ne tashmë kemi filluar punimet në lidhje me projektet e përbashkëta televizive dhe filmave që do të japin një kontribut të madh në jetën kulturore të të dy vendeve,” shtoi Avcı.
Avcı said that the ministry attached great importance to Turkish stories being used as the inspiration for series or movie scripts in Russia and vice versa, adding that Turkish scriptwriters were currently working on a piece by renowned Russian writer Anton Chekhov (The Doctor).
Ai u shpreh gjithashtu se ministria i ka dhënë një interes të veçantë historive Turke, të përdorura si frymëzim për skriptet e serialeve dhe filmave në Rusi dhe anasjeltas, duke shtuar gjithashtu se skenaristë Turk janë duke punuar aktualisht në një pjesë nga shkrimtari i njohur rus. Anton Chekhov (Doktor).
Ministri rus i Kulturës Medinsky tha se të dy vendet duhet të promovojnë dy projekte të pavarura dhe të përbashkëta.
“Skenarët e përbashkët, projektet me aktorë turk dhe rusë do të rrisin potencialin e publikut në të dy vendet,” tha Medinsky, duke shtuar se populli rus tashmë ka treguar interes të madh për serialet turke./IMA/








