Televizioni më i ri shqipfolës i Maqedonisë, TV 21 që do të fillojë transmetimet në datë 21 shtator do të mund të ndiqet edhe në Shqipëri nëpërmjet platformës Tring.
TV 21 është pjesë e RTV21 Media Kosovë dhe është pajisur me licensë kombëtare për territorin e Maqedonisë dhe do transmetoj në formatin HD në satelit dhe disa platforma të Maqedonisë, Kosovë dhe rajonale.
Ndërkohë ka përfunduar edhe studio e regjisë dhe lajmeve dhe kane filluar transmetimet eksperimentale per të nisur programin e rregullt në 21 shtator.
Ashtu siç edhe mund të jeni informuar nga IMK, Big Mama do të jetë një nga fytyrat e njohura të këtij televizioni me një program të sajin.
Së shpejti do të jetë aktiv edhe portali i ketij televizioni ne adresen tv21.mk








