IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

TV Klan dhe ndeshja “Shqipëri-Serbi”, mbretër të audiencës televizive 2015!

by IMA Redaksia
2015/12/18
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
TV Klan dhe ndeshja “Shqipëri-Serbi”, mbretër të audiencës televizive 2015!

Të dhënat e matësit më profesional dhe më të besueshëm të audiencës, “Telemetrix” tregojnë mesataren më të lartë të shikueshmërisë së eventeve televizive në ekranet shqiptare. Matjet e audiencës bërë nga 1 janari deri më 30 nëntor të 2015 dëshmojnë se torta e shikueshmërisë vazhdon të ndahet mes 3 televizioneve- Tv Klan, Top Channel dhe Vizion Plus- dhe prej vitesh nuk arrin të jetë e prekshme nga televizionet e tjera në vend.

ADVERTISEMENT

1- “SHQIPËRI-SERBI” thyen rekord. Pas tij, Ragni dhe Sadna.

Surpriza e të dhënave të “Telemetrix” është Televizioni Publik (TVSH) që në matjet e mëparshme thuajse nuk figuron fare në tortën e shikueshmërisë. Por pavarësisht kësaj, ajo figuron në “Telemetrix” vetëm me ndeshjet e futbollit, përkatësisht: Në vendin e parë me eventin televiziv më të parë të vitit, ndeshja”Shqipëri-Serbi” për të vijuar më tej me “Shqipëri-Armeni”, “Armeni-Shqipëri”, Shqipëri-Portugali” dhe “Danimarkë-Shqipëri”. Ky nivel i lartë shikueshmërie lidhet sigurisht edhe me rëndësinë e këtyre ndeshjeve dhe fazës kualifikuese të Kombëtares shqiptare për në Euro 2016. Megjithatë duhet thënë që edhe pse ndeshjet kanë mundur të kenë mesatare shumë të lartë shikueshmërie, ato transmetohen vetëm brenda 1 nate. Ndërkohë që në renditjen e programeve seriale/sistematike, telenovela indiane “Bidai” që transmetohet nga e hëna-e premte në TV Klan, triumfon mbi cdo prodhim tjetër televiziv vendas apo të huaj me mbi 60% “kapje” të shikueshmërisë.

2- TV KLAN: Televizioni i parë në shikueshmëri

Në renditjen e TOP-30 programeve/eventeve më të shikuara të vitit, TV Klan përfaqësohet me 13 prej tyre. Televizioni kombëtar nën drejtimin e Aleksandër Frangajt, vazhdon të mbretërojë në departamentin e telenovelave. Krahas “Bidai”-t, mesatare të lartë shikueshmërie kanë edhe telenovelat e tjera që transmetohen në këtë televizion si: “Diamante dhe Dashuri”, “Duaje jetën”, “Shtëpiake të Dëshpëruara” dhe “Dashuri e Ndaluar”.

Gjatë 3-mujorit të parë të vitit, një meritë për shikueshmërinë e lartë të Klanit, e ka patur edhe seriali “Lufta e Nuseve”, që arriti të kapë një copë të madhe audience me 45% dhe renditet i treti në 30-tëshen e fituesve televizivë.

ADVERTISEMENT

Krahas telenovelave, Tv Klan pozicionohet mjaft mirë edhe me prodhimet e veta televizive si “E Diela Shqiptare”, “Dance With Me” apo “X Factor”. Përkatësisht, spektakli i kërcimit në Tv Klan “Dance with me” renditet 9 vende mbi spektaklin më të vjetër të këtij lloji “Dancing with the Stars” të Vizion Plus.

Programi-maratonë i të dielës “E Diela Shqiptare” vazhdon të renditet për të 3-tin vit (që nga nisja e matjeve të Telemetrix) në 10 emisionet më të shikuara, ndërsa emisioni “Opinion” që transmetohet të enjteve sipas të dhënave të mesatares së shikueshmërisë, nuk njeh asnjë konkurrent tjetër të këtij formati në ekranet shqiptare.

“Portokalli”,  mbreti i Top Channel; Hyrje e mbarë për “Në një javë”

Spektakli i humorit “Portokalli” vazhdon të triumfojë si programi më i shikuar i Top Channel për të disatën herë radhazi. Sipas të dhënave ai renditet si eventi i 5-të televiziv më i ndjekur i vitit.

Ka vetëm pak javë që ka nisur transmetimin spektakli më i ri në ‘Top Channel’, ‘Në një javë’, por duket se nisja ka qenë e mbarë. Versioni shqiptar i “I Can do that” edhe pse ka një muaj që ka nisur, ka arritur të hyjë në renditjen e Top 30, duke lënë pas programe më të konsoliduara të këtij televizioni si “Masterchef 3” apo “Big Brother Fan Club”.

Edicioni qëndror i lajmeve në ‘Top Channel’ që transmetohet në 19:30, vijon të mbetet referuesi kryesor i informacionit për shqiptarët dhe me shikueshmërinë më lartë krahasuar me televizionet e tjera.

“Al Pazar”, arma e fortë e Vizion Plus

Vizion Plus këto 11 muaj ka arritur mesataren më të lartë të shikueshmërisë me show-n e humorit, ‘Al Pazar’ që renditet i 7-ti ndër prodhimet vendase televizive. Në mesin e 30 eventeve më të ndjekura televizive, Vizion Plus përfaqësohet, krahas humorit edhe me 2 spektakle të tjera: ‘Dancing With The Stars 5’ dhe ‘Tu si que Vales’ që i përkasin sezonit të kaluar Janar – Qershor.

87758a1600b282c16e92eca833ae2f3e

Marrë nga Anabel

Tags: AuditelRTSHTop ChannelTv KlanVizion Plus
Previous Post

#IMAnëFestë | Urimi i Festave të Fundvitit – Star Plus

Next Post

Tre padi të ndryshme në Arbitrazh nga Becchetti, i kërkon 400 milionë euro Shqipërisë

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Tre padi të ndryshme në Arbitrazh nga Becchetti, i kërkon 400 milionë euro Shqipërisë

Tre padi të ndryshme në Arbitrazh nga Becchetti, i kërkon 400 milionë euro Shqipërisë

‘Fiks Fare’ mbush 13 vjeç

'Fiks Fare' mbush 13 vjeç

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA