Pas afro një viti e gjysmë Televizioni Klan është rikthyer në Digitalb.
Që prej 1 Gushtit 2019, Kompania Digitalb hoqi nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan. Kjo si rezultat i dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës së re mes dy kompanive. Kjo gjë bëri që televizioni kombëtar të kalojë në një hapsirë tjetër, rivalin e Digitalb, kompaninë Tring.
Por ditën e sotme është njoftuar që TV Klan është rikthyer përsëri në platformën Digitalb në transmetimet tokësore dhe ato satelitore në LCN 41.
Burime të IMAlbania.com bëjnë me dije se TV Klan do të jetë prezent dhe në platformën Tring.
Largimi i TV Klan nga Digitalb bëri që shumë klientë të shfaqin ankesa të shumta për shkak të audiencës që dhe vetë televizioni ka.
IMAlbania.com