Lufta mes ish-banorit të Big Brother Vip Meridianit dhe opinionistes së BBV Balina Bodinakut vijon të jetë e hapur.
Gjatë transmetimit të së premtes, Meridiani u përplas me fjalë të rënda me Balina Bodinakun, opinionisten e “BBV”. Ndaj nuk iu shpëtoi pyetjeve lidhur me sherrin që e patën së bashku.
“Çfarë mendimi keni për Balina Bodinakun, që dukshëm nuk është transparente në gjykimet e saj?, ishte pyetja që iu adresua ish banorit.
Ndërkohë, Meridiani e konsideroi Balinën si fanse të tij, duke shkruar:
“Nuk kam komente për fansat!”