IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

U rrëmbyen nipin, djali u çmend e u zhduk, të moshuarit lëngojnë në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti

by IMA Redaksia
2020/12/27
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
U rrëmbyen nipin, djali u çmend e u zhduk, të moshuarit lëngojnë në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ishte në qytetin e Durrësit për të dëgjuar historinë e çiftit Luga. Dramën e tyre e preku nga afër gazetari i emisionit Ferit Lika. Dita ishte e ftohtë e me shi.

ADVERTISEMENT

Nënë Hajrija, kthen sytë nga qielli dhe nuk di çfarë të bëjë. Të shkojë në shtëpi, apo të endet rrugëve. Edhe Nuzi, po qëndron këtu jashtë, here-herë shikon nga rruga nëse gruaja po kthehet me ilaçet në dorë.

Por edhe këtë herë ajo nuk i mori dot, pasi bënin shumë shtrenjtë. Të futen brenda është akoma më keq. “Jam një nënë e vuajtur shumë në jetë, unë nuk kam krahë, Jemi të sëmurë të dy.

Këtu brenda nuk rrihet, është shumë ftohtë, shtëpia ka lagështirë prandaj nuk jemi mirë ne nga shëndeti, ne mblidhemi në batanije të holla dhe flemë”, -thotë 71 vjeçarja Hajrije Luga. Ftohtë, lagështirë, myk, mure te çara, tavane të rënë, asnjë mobilje, çatia e rrënuar, këtu nuk ka asgjë. “Nuk kam parë asnjë ditë të mirë më këto shtëpi, del miu poshtë, edhe para tërmetit kështu ne, pas tërmetit më keq u bëmë. Dua ta shikoj këtë shtëpi të rregulluar, kisha një dollap të vogël, u prish, kjo u prish ajo u prish jetë e vështirë, të gjitha më mungojnë, edhe frigorifer nuk kam pasur, lavatriçe nuk kam, lahem me kanaçe gjithë jetën”,-thotë e moshuara.

Tërmeti i nëntorit të kaluar, i dha goditjen përfundimtare kësaj ngrehine.

“Është shtëpi 60 vjeçare kjo unë ngela në rrugë të madhe pas tërmetit, ngela në rrugë të madhe”,- thotë e moshuara. Është kohë dreke dhe dy të moshuarit duan të pushojnë pak, vitet e pleqërisë i kanë lodhur shumë. Nuk kanë me çfarë të ngrohen, zgjidhja e vetme është mbulimi me këtë batanije. “A të marr ilaçet e zemrës a të tensionit. S’kemi as për ilaçe, nuk e kam menduar këtë vuajtje por puna u keqësua, kam vuajtur shumë”,-thotë Sanija.

Sanija shikon nga dritarja, me shpresën se do të vijnë ditë më të mira për të, siç thotë ajo, që këto ditë që na kanë mbetur t’i jetojmë si njerëz.

“I lutem Zotit që këto ditë të jetoj dhe të shikoj një ditë të lumtur ta shikoj këtë shtëpi të rregulluar. Të paktën të jetonim këto ditë tamam”,-thotë ajo. Plagët e dy të moshuarve janë të thella dhe të hershme.

Vite më parë, atyre i rrëmbyen nipin 4 vjeçar, dhe që prej asaj dite nuk e panë kurrë më. “E kujtojnë me mall, rrobat ja kam ruajtur, e kam rritur me sakrifica, i bleja çdo gjë, mamasë ja rrëmbyen, them nuk është gjallë, lutem që të vijë të më përqafojë, e kam peng, djali dhe nusja u shkatërruan fare, djali mori rrugët e mërgimit. Rrugëve shikoj fëmijët e tjerë, e ndjej shumë pasi e kam rritur vetë dhe tani ai nuk gjendet nëse jeton ose jo”,-thotë Sanija.

Organet e drejtësisë nuk dhanë asnjë shpjegim për këtë, diku thanë u gjetën autorët, por jo fëmija, diku asnjëra palë. Ngjarja mbeti mister. Pasojë e kësaj ngjarjeje përveç nipit të humbur, djali i tyre i vetëm nuk u bë më njeri. Humbjen e të birit e përjetoi shumë keq, u largua nga vendi dhe që prej asaj ditë nuk është kthyer më, e për të moshuarit, një tjetër plagë u hap.

ADVERTISEMENT

Ato sot ndihen të vetmuar dhe pa asnjë mbështetje. “Të vetmuar jemi, jemi të sëmurë, dy pleq të vetëm jemi, shtrirë të sëmurë jemi”, thonë njëzëri të dy të moshuarit. Kanë vetëm njeri tjetrin, dhe Zotin lart në qiell.

Drekën e hanë pak vonë, që të jetë më afër darkës, në mënyrë që të konsumojnë vetëm një vakt bukë në ditë.

Edhe këtë ushqim, dikush ia ka sjellë një ditë më parë. Pavarësisht halleve e mundimeve që jeta i ka përplasur, nëna Hajrija nuk harron asnjë herë që të kryejë faljet ditore dhe të lutet.

Dhe shpreson, ajo gjithmonë shpreson. Largohemi nga kjo strehëz e rrënuar, me shpresën se kur të kthehemi ajo të ketë ndryshuar dhe në sytë e dy të moshuarve të shohim gëzim.

https://youtu.be/BDVXZ-hlTUk

 

Source: BalkanWeb
Previous Post

23-vjeçari sjell nënën në “Shihemi në Gjyq”, i kërkon të martohet me të atin…

Next Post

Të studiosh në Europë: Shtetet më të mira për të studiuar dhe mundësitë që ato ofrojnë

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Të studiosh në Europë: Shtetet më të mira për të studiuar dhe mundësitë që ato ofrojnë

Të studiosh në Europë: Shtetet më të mira për të studiuar dhe mundësitë që ato ofrojnë

Personazhet e famshëm që u bënë prindër në 2020-ën!

Personazhet e famshëm që u bënë prindër në 2020-ën!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA