Florentina Martin, gjyshja 99-vjeçare nga Spanja e cili arriti t’i mbijetojë koronavirusit i është rikthyer jetës së saj normale, përkatësisht pasionit të saj më të madh, video-lojërave.
Nuk na qëllon të dëgjojmë apo të shohim gjyshe të tilla të cilat edhe pse vitet kalojnë janë përherë e më aktive.
Mbesa e saj, Noelia Valle u shpreh se kur gjyshja e saj u infektua me koronavirus frika e saj më e madhe ishte se ajo do të vriste veten, pasi e ka shumë frikë vetminë.
Ndër të tjera Valle u shpreh se gjyshja e saj u infektua me koronavirus, në festën e ditëlindjes së 99-të saj, pasi të pranishmit ishin të gjithë pa maska dhe pa ruajtur distancë fizike me njëri tjetrin.
Sfida me koronavirusin nuk ka qenë aspak e lehtë për gjyshen spanjolle, por ja që arriti t’ia dalë duke u kthyer edhe më energjike. Tani ajo kalon kohë me stërnipin e vet pesë vjeçar Pedro, me të cilin luajnë video-lojëra shumicën e ditës.







