Sonte në mbrëmje priten që në Big Brother Vip të kemi hyrje të reja.
Në rrjet deri më tani alternativat se cilët mund të jenë vipat që do ti bashkohen 14 banorëve në shtëpi janë fokusuar tek emra që përfliteshin pa nisur Big Brother Vip.
Flitet se sonte aktorja Ema Andrea, emri i të cilës është përfolut vazhdimisht në mëdiat rozë, mund të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por duket se kjo nuk është në axhendën e saj, pasi aktorja do të jetë në një tjetër aktivitet, pikërisht nesër në Tulla Culture Center.
Një tjetër banore që përflitet se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” është këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit siç konfirmojnë burime të Prive.al ka qenë duke kaluar COVID-19.
Por mbetet ende e pa konfirmuar dhe duhet të presim edhe pak orë që të zbulojnë se cilët do të jenë banorët e rinj.