Rrjeti Fox ka njoftuar se do të jetë aktori meksikan Alfonso Herrera (një nga aktorët e serialit Sense8) protagonisti në episodin pilot të serialit të frymëzuar nga filmi Urban Cowboy, prodhim i vitit 1980 me aktorin e famshëm John Travolta.
Shfaqja potencial do të jetë e shkruar dhe prodhuar nga Craig Brewer dhe personazhi kryesor do të jetë një protagonist i botës së rodeos që punon për tregtarët e drogës dhe detyrohet të largohet për në Meksikë, pasi u përfshirë në një rrjet me njerëz të gabuar. Kur ai dhe motra e tij mbërrijnë në Houston, strehoen nga xhaxhai Al, një emigrant i paligjshëm i cili ka ndërtuar jetën e tij në Shtetet e Bashkuara.








