Pas një rrugëtimi të gjatë në kompeticionin ‘The Voice Kids’ në Belgjikë, vajza e talentuar e Robert Aliaj Dragotit ka kaluar në natën finale.
Lajmin e ka zbuluar vetë Roberti, i cili ka ndarë performancën e mbrëmjes së sotme të vajzës, duke shkruar: “Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj të fundit dhe shumë falenderime për mbështetësit”.
Me siguri ky moment ka bërë krenarë dhe shumë shqiptarë të tjerë brenda dhe jashtë vendit pasi nëpër botë talente të ndryshëm ashtu si Gala çojnë peshë zemrat e shqiptarëve me aftësitë e tyre.