Shkencëtarë që po punojnë për një vaksinë kundër koronavirusit, kanë përdorur përbërës të kanabis në atë që po konsiderohet një kurë e mundshme COVID-19.
Sipas “The Sun”, studiuesit në Universitetin e Saskatchewan në Kanada sugjerojnë që antigjenët me bazë bimore mund të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit të vaksinave koronavirus.Zyus Life Sciences, një kompani që ka në thelb përdorimin mjekësor të bimëve, po bashkëpunon me Organizatën Vaksinale dhe Sëmundjet Infektive- (VIDO-InterVac) për të krijuar dhe testuar një antigjen të ardhshëm që mund të përdoret në një vaksinë koronavirus.
Zettl shpjegoi se si komponimet me bazë bimore mund të jenë më efektive sesa komponimet me bazë kafshësh për shkak të aftësisë së tij për të klonuar thjesht proteinat.
Zettl tha që kompania po planifikon të ketë një proteinë të pastruar të vaksinës në një shishkë deri në fund të gushtit që mund t’i dorëzohet VIDO-InterVac.
Brent Zettl – Drejtori i Përgjithshëm i Zyus Life Sciences, një kompani mjekësore kanabisi me qendër në Sakastoon, Kanada – i tha gazetës: “Ne kishim një platformë proteinike për të cilën kemi punuar për disa vite para se të ishim në hapësirën e kanabisit .