Tashmë pasditet në televizionin kombëtar Klan do të jenë ndryshe, më të bukura me rikthimin e Rudina Magjistarit në ekran. Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar rikthehet fuqishëm këtë të Hënë me një format të ri televiziv, gjithmonë në linjën e formateve të pasditeve, me shumë risi e supriza, madje dhe me një emër të ri, thjeshtë “Rudina”, nga e Hëna në të Premte prej orës 17:00. Rudina rikthehet pas një mungese të gjatë larg ekranit dhe arsyeja e kësaj mungese ishte ardhja në jetë e Mias, vajzës së parë të moderatores. Duket se Rudina është gati për një rikthim të fuqishëm!
Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...








