IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Veseli shpallet fituesi i Big Brother Albania 8

by Niko Lako
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Veseli shpallet fituesi i Big Brother Albania 8

Publiku me votat e tij zgjodhi fitues të “Big Brother Albania 8” Veselin, djalin 23-vjeçar nga Prizreni, i cili njëkohësisht është edhe fitues i çmimit të madh.

ADVERTISEMENT

“Kam fituar shumë këtu, shumë njerëz të mirë dhe ata janë çmimi më i madh për mua”, u shpreh Veseli menjëherë pas fitores.

Si çdo edicion edhe këtë vit ka pasur plot dinamika gjatë udhëtimit njëqind ditor të banorëve, plot debate, surpriza, pa anashkaluar dhe momentet gazmore e argëtimin e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kjo finale, si i gjithë ky edicion, u prezantua nga Ledion Liço, i cili pas shkëlqimit në finalen e “Top Fest”, finalizoi nën të njëjtin ritëm dhe këtë mbrëmje të fundit të “Big Brother Albania 8”.

Banorët, pas daljes nga shtëpia, u pritën në studio jo vetëm nga Ledioni, por dhe nga opinonistja e këtij viti, Mira Kazhani, e cila ndau çdo mendim dhe pikëpyetje të sajën me ta.

Çdo finalisti, iu ishte përgatitur dhe nga një surprizë nga “Vëllai i madh”, surpriza siç vetëm ai di të bëjë.

Xhensilës, e cila gjatë këtij edicioni ka shprehur dëshirën për të kërcyer, “Big Brother” i kishte përgatitur një performancë nga trupa e baletit të Top Channel. Për Eleonorën, apo ashtu siç të gjithë mësuam ta quanim, “Noa”, iu rezervua një klasë me nxënës, duke i sjellë pak dhe nga profesioni i saj, mësuesia. Surpriza për Veselin solli brenda shtëpisë së “Big Brother”, jo vetëm miqtë e tij më të ngushtë nga Kosova, por e fshehur brenda një dhurate, ishte Tea, vajza për të cilën Veseli kishte shprehur simpati që në orët e para i futur në shtëpi, por dhe këtë herë puthja midis tyre mungoi. Por në “post-Big Brother”, Tea i premtoi publikut një puthje mes tyre.

Ndërkohë, 23-vjeçari nga Prizreni ishte edhe fitues i “Lojës së Gënjeshtrave”, e cila i dhuroi atij 10 milionë lekë të vjetra.

Ja kush ishin 6 finalistët e këtij edicioni të 8-të të “Big Brother Albania”:

Alba, 24-vjeçarja nga Tirana. Energjike dhe me humor, ajo e nisi lojën në çift me Diedonin, për t’u dashuruar më pas me të, duke u kthyer kështu në çiftin e parë zyrtar brenda mureve të shtëpisë. Shpesh me zë të lartë e në qendër të debateve, Alba rezultoi gjithsesi luftarake në lojën e saj.

Fatjoni, 26-vjeçari që nisi një lojë të qetë e me një vel romantik, lidhja me Xhensilën, por që u shndërrua në sulmues të fortë, duke shkaktuar debate me të gjithë banorët. Ashpërsia e tij dhe thyerja e rregullave të lojës e kanë çuar disa herë në prag eliminimi.

Fabjani, 31-vjeçari që jeton në Siçili. Daja, siç e thërrasin banorët, fillimisht kishte sjellje të njëjtë me partnerin e tij, por pas shpërbërjes së lojës dyshe, zgjodhi një lojë të qetë, duke evituar debatet e duke nxjerrë në pah mirësi e humor.

Eleonora, 42-vjeçarja nga Fieri me look trasgresiv, por me këmbë në tokë. Inteligjente e me ide të qarta, ajo ka preferuar të luajë e vetme që në fillim, edhe kur ishte në çift me Marinën.

Xhensila, 26-vjeçarja nga Pogradeci, miss bukurie me sjellje fisnike e te edukuar, ka preferuar t’u qëndrojë larg debateve, por ka shkaktuar një të tillë mes Fatjonit dhe Veselit, pas puthjes me këtë të fundit.

ADVERTISEMENT

Veseli, 23-vjeçari nga Prizreni. Ai u përshtat mirë me banorët edhe pse hyri më vonë në lojë. Pasi i kishte parë nga jashtë ata, vëmendja e tij kishte rënë tek Tea, me të cilën u krijuan situata romantike, por dhe me humor, në atë që u quajt si telenovela e tyre. I dashur, i qeshur dhe tolerant, ai u ka rezistuar me edukatë sulmeve të forta.

/ Top Channel

Tags: Big Brother Albania 8Veseli
Previous Post

Veseli është fituesi i Big Brother Albania 8 sipas lexueseve të InfoMedia Albania

Next Post

Gara e manipuluar e dixhitalizimit. RTSH borxh 21.5 mln euro, Digitalb gëzon frekuencat

TË NGJASHME

Çfarë e çoi Ardit Gjebrean në SPAK? Në fokus financimet për ‘Kënga Magjike’
TELEVIZION

Çfarë e çoi Ardit Gjebrean në SPAK? Në fokus financimet për ‘Kënga Magjike’

Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje për më shumë se...

by IMA Redaksia
Nën 7, 2026
Pas “Opinion”, AMA gjobit edhe “Ora e Betit”/ Çfarë po ndodh me talk-show-t politike në TV?
TELEVIZION

Pas “Opinion”, AMA gjobit edhe “Ora e Betit”/ Çfarë po ndodh me talk-show-t politike në TV?

Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon me masa administrative ndaj programeve televizive të aktualitetit. Pas gjobës së vendosur ndaj TV Klan...

by IMA Redaksia
Nën 7, 2026
Anduena Llabani hap “Black Box”: Çfarë fshihet pas skandaleve dhe milionave të humbura?
TELEVIZION

Anduena Llabani hap “Black Box”: Çfarë fshihet pas skandaleve dhe milionave të humbura?

Ora News ka nisur një format të ri të aktualitetit. “Black Box”, nën drejtimin e gazetares Anduena Llabani, synon të...

by IMA Redaksia
Nën 7, 2026
Big Brother VIP Albania rikthehet së shpejti në Top Channel/ Çfarë dihet deri tani?
Big Brother VIP

Big Brother VIP Albania rikthehet së shpejti në Top Channel/ Çfarë dihet deri tani?

“Big Brother VIP Albania” po përgatitet për rikthimin në ekran. Top Channel ka nisur zyrtarisht promovimin e sezonit të ri...

by IMA Redaksia
Nën 6, 2026
“X Factor Albania” rikthehet në TV Klan / Sezoni i tetë nis më 6 nëntor
TELEVIZION

“X Factor Albania” rikthehet në TV Klan / Sezoni i tetë nis më 6 nëntor

Një nga talent-show-t më të njohur muzikorë rikthehet në ekran. “X Factor Albania” nis sezonin e tetë më 6 nëntor,...

by IMA Redaksia
Nën 2, 2026
Mijëra orë histori shqiptare shpëtojnë nga degradimi/ Nis projekti për digjitalizimin e plotë të Arkivës së RTSH-së
TELEVIZION

Mijëra orë histori shqiptare shpëtojnë nga degradimi/ Nis projekti për digjitalizimin e plotë të Arkivës së RTSH-së

Një nga projektet më të rëndësishme për ruajtjen e memories audiovizive shqiptare merr dritën jeshile. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do...

by IMA Redaksia
Nën 2, 2026
Next Post
Gara e manipuluar e dixhitalizimit. RTSH borxh 21.5 mln euro, Digitalb gëzon frekuencat

Gara e manipuluar e dixhitalizimit. RTSH borxh 21.5 mln euro, Digitalb gëzon frekuencat

Andi Bushati: “Çështja Becchetti”, Pasqyra e turpit të mediave tona

Andi Bushati: "Çështja Becchetti", Pasqyra e turpit të mediave tona

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA