Veshja e Marina Vjollcës në dasmën e Ledionit dhe Sarës do t’iu mahnisë të gjithë

Ceremonia martesore që kurorëzoi dashurinë mes Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, pati të ftuarit special më të famshëm që mund të keni parë në dasmat shqiptare. Nga figurat qëndrore të ekranit, tek personalitetet të artit, kulturës, biznesit, e pa harruar bashkëpunëtorët më të ngushtë të nuses VIP.

Edhe pse Marina Vjollca e ka mbyllur kapitullin me Top Channel, duket se marrëdhëniet e mira janë ruajtuar mjaftueshëm, për sa kohë që prezantuesja bionde simpatike ishte në listën e të ftuarve speciale në dasmën e Sarës dhe Ledionit.

E nëse, një pjesë dërrmuese e fotove u publikuan, kryesisht nga vetë të ftuarit, Marina ishte në kategorinë e atyre personave që nuk postuan asgjë nga dasma. As nga look-u, make up-i apo veshja, bashkëshortja e Getoar Selimit, nuk nxorri asnjë detaj. Ndoshta, për të respektuar kodin etik dhe diskreticionin me të cilin u shoqërua kjo dasmë. Por, vetëm pak orë më parë ka qenë vetë moderatorja që ka postuar foto.

E veshur me një fustan të gjatë të zi dhe mjaft elegant, me krahët e zbuluar dhe një rrip të madh në mes, Marina shfaqet në super formë dhe me një imazh shumë të kuruar, tipik për një ceremoni të tillë.

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.