VIDEO | Drejtori i urgjencës së Korçës, dhunon dhe ofendon gazetarët

Gazetarët janë nxjerrë me forcë nga spitali I Korçës. Ka qenë Shefi I Urgjencës që I ka ofernduar dhe I ka nxjerrë jashtë spitali me force, raporton FaxNews.

“Kam urdhër nga Kryeministria nuk pyes për drejtorin e spitalit që ju autorizoi të hyni dhe për askënd tjetër. Edhe pse keni ardhur me kërkesë të vetë pacientes nuk më intereson fare. Jua thyej telefonat po zhdukuni jashtë”,- ka ofenduar  dhe ka shtyrë me dhunë gazetarët e disa mediave duke perdorur fyerje ordinere, Dhimiter Samara.

Gazetarja e Fax news, Lediona Xheladinaj shkoi të takonte edukatoren e dhunuar.

Në tentativë për të bërë punën e saj, Lediona ka kaluar peripeci në Urgjencën e Korçës, pasi është shtyrë nga shefi i këtij institucioni, dhe është nxjerrë jashtë.

Edukatorja, Suzana Braimllari u dhunua brutalisht nga drejtoresha e kopshtit  Laureta Asllani.

Burimet thonë se sherri mes tyre ka ndodhur për motive banale. E dëmtuara ka pohuar se është dhunuar nga drejtoresha pasi një prej prindërve është ankuar për sjelljen e saj.

(F.M/Faxweb)

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.