Siç e dimë tashmë, në Kosovë po transmetohet një program i ngjashëm me “Përputhen” ku të rinj dalin në takime me njëri- tjetrin dhe titullohet: “It’s my love”. Mesa duket njëri nga konkurentët, Qëndrim Pllana, ka folur në gjëndje të rënduar në lidhje me dhunë fizike dhe seksuale ndaj tij e për të gjitha këto ka ngritur akuza ndaj prezantuesit Kreshnik Hysaj ose Kika.
Në këtë rrëfim, ai akuzon Kikën, për tentim dhunimi seksual dhe dhunë fizike të ushtruar ndaj tij.
Konkurenti ka qenë në Shqipëri për të xhiruar takimin për programin por është sulmuar nga stafi dhe nga konkurentët të udhëzuar nga Kika. Nuk është hera e parë që Kreshnik Hysaj akuzohet për skandale seksuale dhe duket se nuk do heqë dorë derisa të merren masa serioze. Ai i është drejtuar T7 për të dhënë këtë deklaratë në gjëndje të renduar emocionale.
Sigurisht që do të reagonte edhe Kika dhe do mohonte çdo akuzë edhe pse nuk është hera e parë që përfshihet në të tilla ngjarje skandaloze.
Për më shumë, ndiqeni videon e plotë më poshtë:
https://youtu.be/fcoQ9aVaZXg