IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Vizion Plus pas shumë vitesh sjell një serial për adoleshentë

by Rezalt Justin Kasaj
2017/03/29
in Serial
Reading Time: 6 mins read
A A
Vizion Plus pas shumë vitesh sjell një serial për adoleshentë
“Megi dhe Bianka”, kështu titullohet seriali më i ri për adoleshentët dhe të rinjtë i cili duke filluar nga 3 Prilli do të vij në transmetim në ekanin e Vizion Plus. Seriali ka shfaqur premierën e tij të parë në kanalin RAI Gulp në Itali me sezonin e parë, ndërsa me sezonin e dytë sëfundmi në muajin Janar.

Sinops

Sezoni i parëMegi është një adoleshente amerikane,  e cila fiton një bursë për të studiuar në Akademinë e Modës në Milano, një shkollë prestigjioze me famë ndërkombëtare. Megit iu realizua ëndrra për t’u bërë stiliste. Ndërsa Bianka është bija e një sipërmarrësi italian, i cili është shumë aktiv në sektorin e modës. Kësisoj, fati i Biankës është i paracaktuar: ajo duhet të ndjekë një shkollë mode dhe jo atë që do të donte, një shkollë muzike. Megi dhe Bianka njihen në Akademinë e Modës në Milano, por fakti që vijnë nga dy realitete të ndryshme, e vështirëson marrëdhënien e tyre. Ato do të grinden, por edhe do të mësojnë ta njohin më mirë njëra-tjetrën derisa një ditë do të formojnë edhe një grup muzikor bashkë me miqtë e tyre: Kuinin, Zhakun dhe Edunë.

ADVERTISEMENT

Megi dhe Bianka do të shoqërohen nga një sërë personazhesh në jetën e tyre të përditshme: Zhaku, biri i një manjati mode, Kuini, i cili ëndërron të bëhet fotograf, Eduardi, një model premtues, por jo shumë i zgjuar, Juki, që do të bëhet stiliste, Nausika, harpia e grupit, e cila do të shkaktojë shumë tension mes Megit dhe Biankës dhe Leo, një djalë i zgjuar që vdes të shpenzojë para.

Të gjithë protagonistët i bashkon pasioni për modën dhe muzikën, por mes tyre do të ketë rivalitet, miqësi, xhelozi, dashuri, ëndrra dhe zhgënjime. Përgjatë gjithë serialit do të ketë shumë histori dashurie, si mes të rinjve, ashtu edhe mes të rriturve, ndonëse jo të gjitha këto histori do të shpalosen që në sezonin e parë. Sezoni i parë do të mbyllet me zbulimin që Megi dhe Bianka janë motra.

 

Sezoni i dytë

Në sezonin e dytë, Megi dhe Bianka ende nuk mund ta pranojnë që janë motra dhe grindjet mes tyre vazhdojnë. Në Akademi vijnë tre nxënës të rinj: Endrju, Suzana dhe Filipi i “CoolGhost”. Gjithashtu, do të ketë edhe mësues të rinj, si ish-ylli i popit Ruxhero Falkes dhe Rejçëll Dejvis. Megi dhe Endrju, Bianka dhe Filipi dhe Kuini e Suzana do të përjetojnë histori dashurie. Megi zbulon se “Everblack”, në fakt, është Endrju! Ata do të lidhen, por Endrjut nuk i intereson Megi; ai e përdor atë për t’u afruar me “Moodboars” dhe për t’i sabotuar ata në garën e fundit, që të dalë vetë fitimtar. Pasi Megi mëson se është mashtruar, ndahet nga Endrju. Në fund të sezonit të dytë, Megi puthet me Zhakun dhe kështu nis historia e tyre e dashurisë. Megi merr një ofertë nga “Lussy Style”, ku nis të kalojë kohë me Alberton, babanë e Biankës. Grupi “Moodboards” del me sukses në spektaklin në teatrin “Sistina”.

 

Personazhe

 

 

 

ADVERTISEMENT

Megi ëndërron të bëhet stiliste e famshme dhe në moshën 16-vjeçare i jepet mundësia ta realizojë ëndrrën e saj, pasi fiton një bursë për të studiuar në Akademinë e Modës në Milano, një shkollë prestigjioze. Por asaj nuk i pëlqen vetëm moda: nga e ëma, ka trashëguar pasionin për muzikën dhe prandaj nuk e ndan kitarën nga vetja.

 

 

 

Bianka është simboli i rregullit dhe perfeksionit dhe është trashëgimtare e kompanisë “Lussi”, një nga kompanitë më prestigjioze të modës në Itali. Babai i saj e detyron të ndjekë Akademinë e Modës në Milano, përkundër ëndrrës së saj për muzikën. Bianka ka një zë të shkëlqyer dhe do të jetë pikërisht Megi ajo që do ta ndihmojë të shpalosë pasionin e saj të vërtetë.

 

 

 

 

Zhaku është një djalë i sofistikuar, tip snobi, nga ata që u shkojnë të gjitha vajzat pas. Ai është djali i një italianeje dhe një parisieni dhe kësisoj, jeton mes Milanos dhe Parisit. E ëma e ka lënë që të vogël dhe ai është rritur me babanë miliarder, i cili nuk ka ditur ta edukojë si duhet. Zhaku ende nuk e di se çfarë kërkon nga jeta.

 

 

 

Kuini është një djalë bukurosh, i thjeshtë dhe i ndjeshëm e për rrjedhojë, romantiku i grupit. Ai vjen nga një familje skoceze dhe ëndërron të bëhet fotograf. Ai është regjistruar në Akademinë e Modës në Milano, pikërisht sepse aty jep mësim fotografi me famë botërore, Ferrari. Ai do të bëhet shok me Megin që ditën e parë të shkollës.

 

 

 

 

Nausika është rritur në një familje ku përsosmëria është kryefjala e çdo dite. Kështu, objektivi i saj i vetëm është të dalë gjithmonë fitimtare, por sidomos kur rivalet e saj janë Megi dhe Bianka.

 

 

 

 

Juki është shumë e lidhur me origjinën e saj dhe ka një shpirt të dëlirë. Pasioni i saj më i madh është… Eduardi! Duke qenë një vajzë naive, Juki manipulohet lehtësisht dhe për këtë arsye do të jetë pjesë e grupit të Nautikës, dhelprës së Akademisë së Modës.

 

 

 

Suzana është vajza e çuditshme e grupit “CoolGhost” dhe ngjan pak me Megin, por i mungon entuziazmi i saj. Ajo është e çuditshme në kuptimin që është gjithmonë e mërzitur, por papritur do të zbulojë se në Akademi ekziston dikush që mund t’ia ngrohë zemrën…

 

 

 

Endrju, përveçse është lideri i grupit “CoolGhost”, si këngëtar dhe kompozitor, është edhe blogeri i famshëm i faqes “Everblack”. Ai ndan me Megin dashurinë për muzikën dhe kauzat ekologjike, por ata kanë shpesh mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

 

 

 

Leonardi është djali i një miliarderi spanjoll dhe është mësuar t’i shërbejnë e t’i rrinë të gjithë gati. Nuk pranon t’i thotë dikush “jo”. Ai është i bindur se mund të blejë gjithçka me një kartë krediti. Vallë do ta kuptojë ai se jo gjithçka blihet me para?

 

 

 

Eduardi është një djalë i mirë, i bukur, por jo shumë i zgjuar. Është shumë naiv dhe beson gjithçka që i thonë. Juki është shoqja që e shoqëron në çdo aventurë, ndërsa shoku i tij i ngushtë quhet Franc.

 

Tags: megi dhe biankaRairai gulpSerialserial per adoleshente
Previous Post

Ekranet LED 4K do zëvendësojnë projektorët në kinema?

Next Post

Gjermania nis implementimin e teknologjisë DVB-T2

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post
Gjermania nis implementimin e teknologjisë DVB-T2

Gjermania nis implementimin e teknologjisë DVB-T2

Donjeta dhe Damiano largohen nga Big Brother 9 | VIDEO

Donjeta dhe Damiano largohen nga Big Brother 9 | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA