Çmimeve e Televizionit, IMA AWARDS në datë 31 Dhjetor 2017 në orën 00.00 do të mbyll votimin online.
Eventi i parë online që vlerëson personazhet, televizionet dhe formatet më të mira dhe të sezonit televiziv, këtë vit ka arritur një numër rekord klikimesh nga publiku nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia por edhe ndjekësit e televizionit shqiptar në mbarë botën.
Ashtu siç IMAlbania.com, ka njoftuar edhe më parë, votimet do të mbyllen mesnatën e ndërrimit të viteve më 31 Dhjetor 2017 në orën 00.00, dhe nëqoftëse nuk keni votuar ende keni kohë deri në ditën e fundit të këtij viti.
Të gjithë kanë mundësinë të votojnë për secilën kategori deri në 5 herë. Nxito pra, çfarë pret? Kliko tani në linkun https://www.imalbania.com/awards2017/