Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë daljen e parë publike pas përfundimit të procesit të votimit.
Teksa ishte I rrethuar nga simpatizantë ai shprehu bindjen se procesi do të mbyllet me sukses.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, Për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionarët do ta mbyllin me sukses këtë proces. Siç kam edhe në fushatë, në fund të këtij procesi Shqipëria fiton.”, -tha Basha.