Pas shumë thashethemeve, mundësia e shoqërimit të numrit tuaj WhatsApp njëkohësisht në pajisje të ndryshme dhe jo më vetëm në një, siç ndodh tani duket se po afron.
Sipas një raporti të WABetaInfo, kompania po teston funksionin e ri duke e shtrirë atë në 4 pajisje njëkohësisht. Problemi kryesor, për të cilin projekti deri më tani nuk ka gjetur zgjidhje, ishte transferimi i të gjithë historisë së bisedës midis pajisjeve të ndryshme.
Me sa duket, pengesa do të tejkalohet në këtë mënyrë. Kur përdoruesi dëshironi të përdorni WhatsApp-in në një pajisje të dytë, do të jetë e nevojshme të kopjoni historinë e bisedës ekskluzivisht përmes lidhjes Wi-Fi. Kur WhatsApp ka kopjuar historinë e bisedës në pajisjen e dytë, do të jetë e mundur të përdorni llogarinë tuaj në të. Nga ky moment, të gjitha mesazhet do të arrijnë në të gjitha pajisjet e lidhura me atë llogari.
Problemi i vetëm do të mbetej sinkronizimi midis iOS dhe Android. Për momentin, nuk është e mundur të transportohen të gjitha bisedat midis dy sistemeve operative, pasi të dy platformat kanë struktura të ndryshme. Sipas WABetaInfo sinkronizimi do të jetë mundësohet me ndihmën e një multiplatforme.







