Programi shumë i ndjekur i talenteve muzikore X Factor Albania do të rikthehet këtë vit në ekranet shqiptare, duke nisur më 8 nëntor. Sezoni i ri do të fillojë me faza e audicioneve, ku të rinjtë dhe talentet muzikore nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre dhe të konkurrojnë për vendin e parë.
Datën e ka publikuar moderatorja Alketa Vejsiu përmes një postimi në rrjetet e saj sociale.
Pritet që edicioni i ri të sjellë surpriza të mëdha dhe një juri me emra të njohur të muzikës dhe skenës shqiptare, që do të zgjedhin dhe mentorojnë artistët e rinj përmes një serie sfidash muzikore.