“Xing Xing 2017”, programi special për Vitin e Ri në TV Klan

Provat kanë nisur… Nata e ndërrimit të viteve në Televizionin Klan, ndryshe nga vitet e kaluara ku mikëpritës i kësaj feste ka qenë Arian Cani me “Zonë e lire”, këtë vit do të vijë me puntatën speciale të “Xing me Ermalin”.

Televizioni Klan ka preferuar të përzgjedh emisionin risi të këtij sezoni për të mbërthyer përpara ekranit publikun me një puntatë speciale me titullin “Xing Xing 2017” ku nuk do të mungojnë surprizat dhe të ftuarit Vip dhe padiskutim humori.

Për të na rikthyer mbrapa në kohë, në nostalgjinë e humorit të viteve 90, kjo puntatë e “Xing me Ermalin” do të ketë mysafir aktorët më të njohur të humorit ndër vite, si Cekja e Beratit, Rrema i Durrësit, Zef Deda, Rita Lati dhe Xhevair Zeneli.

Një program që nuk duhet humbur dhe që pa dyshim do të jetë zgjedhja e një publiku që i kanë munguar emrat e humorit të këtij kalibri.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.