Zbulohet juria e “Dancing with the Stars”!

Brenda muajit mars në ekranin e Vizion Plus do të nisë spektakli i kërcimit “Dancing with the Stars”. Deri tani thuhet se moderatore e këtij programi do të jetë Almeda Abazi, ish-miss Shqipëria.

Produksioni ka menduar që këtë vit të realizojë një “Dancing” në formën e një reality show ku personazhet që do të konkurrojnë në kërcim do të jenë nga 2 konkurrentë nga 6 edicionet e mëparshme. Dalëngadalë janë zbuluar edhe detaje të reja. Sot Ilir Shaqiri ka zbuluar jurinë e këtij edicioni.

Iliri ka treguar se ai, Ema Andrea dhe kompozitori Alfred Kaçinari do të jenë sërish anëtarët e jurisë të spektaklit të vallëzimit të Vizion Plus./Blitz.al/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.