Luana Vjollca ka qënë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up” drejtuar nga Eno Popi, për të promovuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Getoar Selimin “Tirana Lifestyle”.
Luana gjithashtu ka folur për projektin që aktualisht po merret si moderatorja e “Summer Fest” së bashku me motrën e saj Marina Vjollca, ku ka treguar se po kalon një eksperiencë të mrekullueshme me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të publikut në këtë event.
Por e pyetur rreth projekteve për të ardhmen, Luana ka thënë se e vetmja gjë që mund të zbulojë tani është se nuk do jetë më “vajza e motit” duke mos dhënë detaje se kush do jetë vajza që do zëvëndësojë bukuroshen.
Marre nga TAR








