“Ku ka zë s’është pa gjë”, kjo fjalë e vjetër mesa duket vlen edhe për mbretërinë e serialeve. Ashtu siç ju kemi informuar edhe më parë aktorja e mirënjohur turke Nurgul Yesilcay ishte aluduar se do jetë pjesë e serialit turk Kosem Sultan.
Fillimisht në formën e një thashethemi ishte menduar se do Nurgul do të zinte vendin e Beren Saat nën rolin e Sulltaneshës Kosem, por në fakt dukej paksa e dyshimtë pasi kompania producente kishte konfirmuar këtë të fundit në të njejtin rol për sezonin e dyte.
Tashmë gjithçka është qartësuar edhe konfirmuar: Nurgul Yesilcay do të jetë pjesë e casti-it të Sulltanesha Kosem, por jo duke zvëndësuar Beren. Ajo ka nënshkruar një kontratë me një shume e cila nuk bëhet e ditur me Tims Production.
Por megjithse mbetet i pakonfirmuar, mendohet që roli që Nurgul do të luajë është ai i Sulltaneshës Fatma.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!