Thashethemet e shpërndara në media, ku flitej se Sokol Balla, do të zinte pozicionin e ri në TCH si Drejtor i Informacionit, mesa duket kanë qënë shumë të vërteta.
Gjatë pasdites së sotme, drejtoresha e Top Media, Vjollca Hoxha, ka prezantuar Ballën si Drejtorin e ri të Informacionit duke zyrtarizuar gjithçka. Ka qënë edhe vetë moderatori dhe gazetari i cili ka njoftuar pozicionin e ri në gjigandin mediatik shqiptar me anë të një statusi në profilin e tij në Twitter.
Balla rikthehet në këtë post pas 6 vitesh mungesë në Departamentin e Lajmeve.








