Genc Salihu do të zërë vendin e Elton Dedës në The Voice Of Albania 4

Genc Salihu, ka lindur në Prishtinë në 14 Korrik 1981. Filloi heret te merret me muzike, ne moshen nente vjeçare, me nje kitare klasike. Akordet e para i mesoi ne shtepi prej babes, dhe prinderit vazhduan te jene mbeshtetja kryesore e Gencit, gjate tane zhvillimit te karrieres se tij ne muzike. Si trembedhjete vjeç u zbulua si talent prej kitaristit Nexhat Macula, me te cilin e incizoi nje album me kenge te veta dhe te Macules ne studion e Xhevdet Gashi. Me disa nga keto kenge u prezentua ne TVSH (Shqiperi) ne spektaklin 12 ne Hollywood dhe ne Miss Albania ’95.

Si 15 vjeç e fitoi festivalin garues te muzikes ne Prishtine Show Fest ’97, me kengen Lojerat Ekzotike (orkestrues dhe producent Enis Presheva). Ketu fillon karriera e Genc Salihut ne rock-muziken shqipe. Si rrjedhoje e suksesit ne festival i bashkengjitet grupit te bateristit te njohur Babuka si kengetar dhe ritem kitarist, me te cilin paraqitet live neper klubet kryesore te kohes ne Kosove. I inkurajuar prej Babukes dhe pervojes profesionale me grupin e tij, fillon ta incizoje albumin e pare si i rritur me kenge dhe orkestrime origjinale ne studion e Enis Presheves, ku ekzekuton si multi-instrumentist. Albumi humbet me plaçkitjen e studios se Presheves gjate luftes ne Kosove ne vitin 1999.

Mbas luftes, Genci fokusohet plotesisht ne skenen underground te muzikes ne Prishtine. Themelon grupin “Hajde”, me te cilin realizon kengen dhe videoklipin ‘Diku ne trotuar’ dhe perkohesisht i bashkengjitet grupit “Por-No” te Dritero Nikçit.

Ne vitin 2003, me shokun e ngushte dhe bashke-udhetarin muzikor Enes Bajramliqin, me te cilin e kishin nda te njajten banke ne shkollen e muzikes Prenk Jakova, fillon punen ne projektin Cute Babulja, i cili perfshin themelimin e studios muzikore Dukat Mongi, nje album te realizuar aty me audioinzhinierin Labinot Sponca (Cute Babulja, 2004) dhe, 2 video-klipe te realizuara nga kompania “Koperativa”. Ky projekt bahet shume i suksesshem. Video-klipet e kengeve ‘Kolateralisht’ dhe ‘Udhe te mbare’ mbesin gjate ne TV top-lista dhe te dyja triumfojne ne Video Festin Muzikor, ‘Kolateralisht’ bile tu’e fitua dhe çmimin kryesor. Albumi vazhdon te mbetet nje prej albumeve ma te shitura te rock-muzikes kosovare.

Menjehere mbas publikimit te albumit Cute Babulja, Genc Salihu vendoset ne Londer, ku mbaron studimet per audioinzhinieri ne shkollen e njohur SAE.
Atje bashkepunon ngushte me grupin The Bloody Forreigners, me te cilet ma vone realizon singlin ‘Shabani’.

Mbasi kthehet ne Prishtine e rinderton studion Dukat Mongi ne lokacion te ri, ku realizon si producent albumin debutues ‘Molla e pare’ te kantautorit Shpat Deda dhe disa single projekte te grupeve te qytetit, ku shquhet kenga ‘Andrra’ e grupit The Freelancers, qe u perfshi ma vone ne albumin e tyre te pare.

Ne vitin 2009, bashke me librarin Baton Domi dhe regjisoren Kaltrina Krasniqi, themelon kafe-librarine Dit’ e Nat’, qe shpejt shnderrohet ne nje nyje te rendesishme kulturore ne Kosove, tue sherbye jo vetem si kafiteri dhe librari, por edhe si platforme debati dhe promovimi kulturor, piketakim poetik, skene alternative per zhanre ma avangarde muzikore dhe botues librash dhe albumesh muzikore. Om Quartet, Nesim Maxhuni dhe The Freelancers, jane vetem disa nga grupet/muzikantet qe botuan albume me Dit’ e Nat’.

Ne vitin 2010, Genc Salihu fillon punen per solo-albumin e pare, ne te cilin vendos te mos involvohet ne produksion dhe te perqendrohet plotesisht ne aspektin kreativ. ‘Kange e vene’ (2011) incizohet ne studion Homebasesound te Armend Xhaferit dhe Pellumb Pellumb Ballata, me pjesemarrjen e disa prej muzikanteve eminente kosovare si Visar Kuçi, Nesim Maxhuni dhe Petrit Ceku. Ky album nxjerr tre video-klipe shume te suksesshme te punuar nga regjisorja Kaltrina Krasniqi (Rrugeve, Lufta asht bahçe, Krejt andrren), e cila ishte e involvuar edhe ne klipet e Cute Babulja-s me Koperativen. Sukses tregon sidomos klipi i kenges ‘Rrugeve’, tue triumfue totalisht ne Video Festin Muzikor 2011. Albumi ‘Kange e vene’ ishte nje sukses i madh i muzikes alternative kosovare, qe u shit me mija kopje dhe vazhdon te jete ne top-listen e kerkesave te degjuesit te rock-kenges shqipe.

Ne nderkohe, performimi live eshte diçka qe Genci Salihu nuk e ndal. Vazhdon te jete prezent ne festivale muzikore e koncerte, dhe shpesh performon akustikisht me duon Genc Salihu & Visar Kuci, ne organizime kulturore dhe kafiteri neper Kosove e vende tjera shqipfolese. Aktualisht eshte ne pergatitje te studio-projektit te radhes

loading...

KOMENTO