11/06/18 | Sot në serialet Tring!

DHOMA 309 – EPISODI 164

164dd

Me udhëzimin e terapistit, Lale dhe Onuri vihen në kërkim të babait të Lales dhe mësojnë se ai është kthyer në Turqi pesë vjet më parë. Lale shpreson se takimi me të atin do ta ndihmojë të përballet me të shkuarën. Songyli dhe Jëlldëzi pajtohen për hir të fëmijëve të tyre.

Flake Pasioni – EPISODI 185

flaksmakd

Hallë Hatixheja ka ndryshuar stil dhe shkon të njihet me psikologun si të kishte vërtet probleme. Familja Xhevher ndërkohë merret me përgatitjet e dasmës, veshjet, ftesat, fustanet e bardha e organizime të tjera. Të gjithë janë të lumtur, sidomos për rezultatet e Bades pas provimeve të universitetit.

5 Yjet – EPISODI 4

4yy

Punonjësit përpiqen që ta kthejnë sërish hotelin në gjendjen e mëparshme. Sebastiani i thotë Klarës se do të martohet pas tre muajsh. Virhinia zbulon se Florensia është dëbuar nga shtëpia për mospagesë të shpenzimeve të pallatit. Ndërkohë, Lusia i rrëfen Karlës të vërtetën se pse është ndarë nga burri i saj.

Tre Anat – EPISODI 22

22avbv

Soledadi i kujton Ana Lusias se e shkuara e Santiagios do të dalë në dritë, por e bija shpreh besim të plotë tek ai.  Evaristo, me kërkesë të Soledadit, tenton të ndajë Santiagon nga Ana Lusia, duke i treguar foton me Xheniferin. A do ta besojë vërtet ai që ajo është e shoqja?

REKLAMA
Loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.