IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

2022, vit i zi për miliarderët e teknologjisë, humbje 433 miliardë dollarë

“Annus horribilis” (viti i tmerrshëm) i Elon Musk.

by IMA Redaksia
2022/12/31
in TECH
Reading Time: 2 mins read
A A
2022, vit i zi për miliarderët e teknologjisë, humbje 433 miliardë dollarë

Në vitin 2022, Elon Musk ka humbur 132 miliardë dollarë, me rënien e Tesla-s në Wall Street, ku kolosi i makinave elektrike do të mbyllë vitin më të keq të historisë së saj.

ADVERTISEMENT

Megjithatë, Musk është në shoqëri të mirë. Vala e humbjeve ka prekur, në fakt, të gjithë miliarderët e teknologjisë të “Silicon Valley”, të cilët në total kanë humbur 433 miliardë dollarë, më shumë se dyfishi i PBB së Greqisë (214,87 miliardë në vitin 2021, sipas të dhënave të Bankës Botërore), ose më shumë se gjashtë herë PBB e Kroacisë (68,96 miliardë) e cila po pret të hyjë në Eurozonë.

Pas bumit të pandemisë që u dha krahë shoqërive të tyre në Wall Street, për miliarderët e teknologjisë viti që po mbyllet, do të jetë për t’u harruar.

Vlerësimet në bursë kanë rënë dhe për pasojë, edhe pasuria e tyre. Musk po paguan çmimin më të kripur për vitin 2022, gjatë të cilit ishte protagonist në shumë këndvështrime dhe në radhë të parë, me blerjen e Twitter. Drejtuesi i Tesla-s humbi 132 miliardë dollarë, por gjithsesi ajo vlen ende 139 miliardë.

Musk është përgjegjës për rënien e kolosit të makinave elektrike, i cili ka humbur më shumë se 70% të tregut të aksioneve.

Tesla e ka ndier disi “shpërqendrimin” e Musk, i përqendruar te Twitter, por edhe rritjen e konkurrencës dhe Kinës që po lufton me Covid-19.

Humbje të mëdha edhe për Jeff Bezos. Themeluesi i Amazon ka humbur 84.1 miliardë dollarë, me rënien prej gati 50% të aksioneve të gjigantit të shitjeve me pakicë.

Punët nuk po shkojnë mirë edhe për Mark Zuckerberg, shkruan “Washington Post”. Për drejtuesin e Meta, i kritikuar nga shumë palë për bastet e tij te metaverse, humbjet arrijnë në 80.7 miliardë dollarë, edhe pse pasuria e tij prej 44.8 miliardë dollarësh, është më e lartë se PBB-ja e Islandës.

Edhe dy themeluesit e Google, Larry Page e Sergey Brin, janë më të varfër, të cilët kanë humbur thuajse 88 miliardë dollarë (44,8 miliardë Page dhe 43,4 miliardë Brin). Pasuria e secilit prej tyre është pak më shumë se 80 miliardë dollarë.

Ndërsa Bill Gates është varfëruar me 28.7 miliardë dollar dhe pasuria e tij është tani 109 miliardë.

Edhe Steve Ballner e ka ndier rënien e Microsoft në Wall Street. Ish-CEO i Redmond dhe pronar i Los Angeles Clippers. Ballmer ka humbur 20 miliardë dollarë në pasuri.

ADVERTISEMENT

Humbje kanë pësuar edhe Larry Ellison, bashkëthemeluesi i Oracle dhe Michael Dell, i Dell Technologies, të cilët humbën përkatësisht 16 dhe 7 miliardë dollarë. Pavarësisht humbjes, Dell arrin të ruajë avantazh ndaj Zuckerberg në renditjen e 25 miliarderëve.

/ANSA

Source: ANSA / Monitor.al
Tags: 2022433dollareHUMBJEmiliardëmiliarderëtpërTechteknologjisë,vit
Previous Post

Ledian Agallijaj flet për herë të parë për kritikat ndaj lidhjes me Elhaida Danin

Next Post

Këto janë 10 këngët më të kërkuara në Google për vitin 2022

TË NGJASHME

Wi-Fi 7 mbërrin në Shqipëri/ Vodafone sjell gjeneratën e re të internetit për shtëpinë
TECH

Wi-Fi 7 mbërrin në Shqipëri/ Vodafone sjell gjeneratën e re të internetit për shtëpinë

Interneti në shtëpi po hyn në një fazë të re edhe në Shqipëri. Vodafone Albania⁠ ka prezantuar Wi-Fi 7, gjeneratën...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Televizorët nuk ju regjistrojnë fshehurazi”/ LG reagon pas akuzave që alarmuan përdoruesit e Smart TV
TECH

“Televizorët nuk ju regjistrojnë fshehurazi”/ LG reagon pas akuzave që alarmuan përdoruesit e Smart TV

Pas debatit të madh mbi privatësinë e televizorëve inteligjentë, LG ka reaguar zyrtarisht duke mohuar se Smart TV-të e saj...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Internet më i shpejtë, 5G dhe më shumë shërbime online/ Çfarë është “Digital Compass” dhe çfarë do të ndryshojë në Shqipëri?
TECH

Internet më i shpejtë, 5G dhe më shumë shërbime online/ Çfarë është “Digital Compass” dhe çfarë do të ndryshojë në Shqipëri?

Interneti me shpejtësi Gigabit, 5G në zonat e populluara, më shumë shërbime publike që kryhen tërësisht online, kompani që përdorin...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
“AI mund të na vrasë të gjithëve”/ Studiuesi largohet nga kompania që krijoi Claude dhe jep alarmin: “Po luajnë me jetët tona”
TECH

“AI mund të na vrasë të gjithëve”/ Studiuesi largohet nga kompania që krijoi Claude dhe jep alarmin: “Po luajnë me jetët tona”

Një prej studiuesve që ka punuar në kompanitë më të rëndësishme të inteligjencës artificiale ka dhënë dorëheqjen, duke bërë një...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
A na “përgjojnë” televizorët Smart? Hetimi zbulon çfarë ndodh edhe kur ekrani është i fikur
TECH

A na “përgjojnë” televizorët Smart? Hetimi zbulon çfarë ndodh edhe kur ekrani është i fikur

Televizori është fikur, ekrani është i zi dhe duket sikur pajisja nuk po bën më asgjë. Por një hetim i...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë
MOBILE

Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë

Shqipëria pritet të jetë ndër tregjet e para europiane ku Starlink do të lidhet drejtpërdrejt me telefonat celularë, pa pasur...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2026
Next Post
Këto janë 10 këngët më të kërkuara në Google për vitin 2022

Këto janë 10 këngët më të kërkuara në Google për vitin 2022

La BB VIP papritur! Flet Zhaklina: Sulmin e Oltës, nuk e kuptova! Humba sensin e kohës aty, ishte toksike!

La BB VIP papritur! Flet Zhaklina: Sulmin e Oltës, nuk e kuptova! Humba sensin e kohës aty, ishte toksike!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA