IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

4iG bëhet grupi kryesues në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri. One dhe Albtelecom zyrtarisht pjesë e grupit hungarez!

by IMA Redaksia
2022/03/22
in MOBILE
Reading Time: 2 mins read
A A
4iG bëhet grupi kryesues në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri. One dhe Albtelecom zyrtarisht pjesë e grupit hungarez!

Kompania hungareze, 4iG, njoftoi zyrtarisht pasditen e të hënës marrjen e pronësisë së operatorit të dytë të telefonisë celulare në Shqipëri, ONE, Telecommunications. Në fillim të këtij muaji, 4iG pati njoftuar edhe blerjen e operatorit tjetër të komunikimeve elektronike në Shqipëri, ALBtelecom. Blerja e ONE e bën 4iG grupin më të madh në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri. Të marrë së bashku, ONE dhe ALBtelecom kishin 1.44 milionë përdorues aktivë të shërbimeve celulare ose rreth 55% të tregut sipas këtij treguesi. Blerja e të dy operatorëve nga 4iG pritet ta ulë numrin e operatorëve celularë në dy, nga tre që veprojnë në treg aktualisht.

ADVERTISEMENT

Në tregun e shërbimeve fikse, nëpermjet ALBtelecom, 4iG zotëron 153 mijë abonentë të telefonisë fikse, ose rreth 78% të tregut dhe 118 mijë abonentë të shërbimit të internetit, ose 22% të tregut.

Pas miratimit të Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës këtë muaj, 4iG Plc finalizoi blerjen e 99.899% të aksioneve indirekte të One Telecommunications (ONE), nëpërmjet shoqërisë holding Albania Telecom Invest (ATI). ONE zotëron një infrakstrukturë me 632 antena transmetimi dhe, sipas kompanisë, krahas shërbimeve 4G/LTE, falë investimeve në vitet e fundit ato janë gati për të ofruar komunikim celular përmes teknologjisë 5G.

ADVERTISEMENT

Në qershorin e vitit 2019, kompania nisi një partneritet pesëvjeçar me Ericsson për përditësimin e rrjetit dhe shërbimeve të saj, duke përmirësuar cilësinë e rrjetit me sistemet dhe pajisjet e teknologjisë më të fundit suedeze dhe duke u përgatitur për shërbimet 5G. Sipas të dhënave të ofruara nga vetë kompania, gjatë dy viteve të fundit, One Telecommunications ka investuar në total 92 milionë euro.

“Ne jemi krenarë që Grupi 4iG është bërë lider në tregun e telekomunikacionit shqiptar, falë blerjes me sukses të ONE Telecommunications dhe ALBtelecom, si dhe një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj në vend. Ne duam të jemi të pranishëm për një periudhë afatgjatë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. Rrjedhimisht, ne duam të hyjmë në këtë treg të Ballkanit Perëndimor edhe me zgjidhjet tona të Teknologjisë së Informacionit, krahas shërbimeve të telekomunikacionit”, tha Gellért Jászai, Drejtor i Përgjithshëm dhe aksioner kontrollues i 4iG.

Në emër të shitësve, Elvin Guri, ish-aksioneri kryesor i One Telecommunications, tha se në duart e 4iG, ONE do të vijojë të ofrojë shërbime me cilësinë dhe çmimet më të mira.

“Gjatë 3 viteve të fundit ne kemi transformuar tregun e telekomunikacionit shqiptar, duke sjellë shërbime të reja, duke përmirësuar rrënjësisht cilësinë dhe mbulimin e rrjetit të lëvizshëm ONE dhe më e rëndësishmja, kemi ndryshuar pritshmëritë e klientëve tanë, duke prezantuar në treg plane tarifore të përballueshme, me njësi komunikimi pa limit. Falenderojmë të gjithë punonjësit për mbështetjen dhe punën e palodhur, si edhe klientët për besimin,” tha ai.

Megjithëse treguesit financiarë të audituar nuk janë ende të disponueshëm, ONE bën të ditur se EBIDTA (fitimi para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) për vitin 2021 u rrit me 28.5% ose 27 milionë euro në krahasim me vitin 2020.

/Monitor

Source: Monitor.al
Previous Post

Moderatorja e njohur shqiptare rrëfen momentin e saj më të sikletshëm: Lash takim me një djalë, por u futa në makinën e gabuar! Kur ktheva kokën…

Next Post

Rrahu prindërit, policia kosoare arreston Vali Corleone

TË NGJASHME

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset
MOBILE

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset

Pas vitesh spekulimesh, Apple ka hyrë zyrtarisht në tregun e telefonave të palosshëm. Kompania prezantoi sot iPhone Duo, iPhone-in e...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë
MOBILE

Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë

Shqipëria pritet të jetë ndër tregjet e para europiane ku Starlink do të lidhet drejtpërdrejt me telefonat celularë, pa pasur...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2026
TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti
MOBILE

TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti

Pas një periudhe të gjatë të ndalimit, TikTok ka rikthyer aksesin në Shqipëri. Vendimi është njoftuar në një komunikatë zyrtare...

by IMA Redaksia
Shk 4, 2026
One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut
MOBILE

One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut

One Macedonia, degë e grupit hungarez 4iG Group, ka marrë zyrtarisht licencën kombëtare për operim si operatori i tretë mobil...

by IMA Redaksia
Jan 23, 2026
Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom
MOBILE

Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom

Autoriteti Italian i Konkurrencës (Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato) ka nisur një hetim të thelluar për të vlerësuar...

by IMA Redaksia
Sht 12, 2024
WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!
MOBILE

WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!

Aktualisht, kontaktet tona në WhatsApp ruhen ashtu siç i kemi të regjistruara në rubrikën tonë telefonike. Pasi t’i kemi regjistruar...

by IMA Redaksia
Gus 25, 2024
Next Post
Rrahu prindërit, policia kosoare arreston Vali Corleone

Rrahu prindërit, policia kosoare arreston Vali Corleone

Ishin ndarë por kjo video hedh dyshimet për një rikthim të çiftit Mumajesi – Spahiu!

Ishin ndarë por kjo video hedh dyshimet për një rikthim të çiftit Mumajesi - Spahiu!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA