IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Eranda Libohova vlerësohet me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”

by IMA Redaksia
2021/10/30
in MUZIKË
Reading Time: 2 mins read
A A
Eranda Libohova vlerësohet me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar këngëtaren e njohur Eranda Libohova me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

ADVERTISEMENT

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku ishin të pranishëm familjarë dhe artistë të shumtë, Meta tha se “jam i lumtur, që ndodhemi së bashku, për të vlerësuar një personalitet shumë të dashur të publikut tonë dhe një artiste të shquar, këngëtaren Eranda Libohova”.

“Muzika na rrethon në çdo moment të jetës dhe na prek emocionalisht shpesh më shumë edhe sesa vetë fjalët.  Të gjithë kemi këngë, që na kanë shoqëruar në momente të caktuara të jetës dhe që kur i dëgjojmë, edhe pas shumë vitesh dhe dekadash, na sjellim menjëherë ndërmend kujtime. Të tilla janë dhe këngët e Erandës, që kanë qenë një lajtmotiv në momente të caktuara të jetës sonë. Eranda Libohova u rrit në një familje, ku të gjithë pjesëtarët e saj, kishin një tërheqje ndaj artit dhe muzikës. Me pasionin për këngën dhe  me një talent të veçantë artistik, ende adoleshente, ngjiti për herë të parë shkallët e skenës së artit profesionist, duke interpretuar në Festivalet e Këngës”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Teksa vuri në dukje se, dueti i jashtëzakonshëm i motrave Libohova, u kthye në një simbol të muzikës argëtuese, me këngë hite dhe bashkëpunime shumë të suksesshme, kryesisht por jo vetëm me autorin e mirënjohur Agim Krajka.

“Çmimet e njëpasnjëshme, në projekte të ndryshme muzikore, janë shoqëruar me duartrokitjet e pambarim të publikut artdashës, që i ka mbështetur me shumë dashuri. Këto suksese i dhanë Erandës garancinë dhe sigurinë për të performuar më pas e vetme, duke krijuar një karakter krejt unik, në panoramën e këngës shqiptare, dhe duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj. Ajo u shndërrua në një artiste me profil të konsoliduar dhe e përzgjedhur nga mjaft artistë të njohur të muzikës dhe poezisë shqipe, si Balliçi, Mullahi, Jorganxhi, Ishmaku etj. Në repertorin e saj, renditen dhjetëra hite, nga krijimtaria më e mirë muzikore e kompozitorëve tanë shquar. Por Eranda, me zërin e saj të bukur, ka interpretuar edhe qindra këngë popullore e tradicionale, që përfshijnë të gjitha zhanret dhe trevat muzikore, nga veriu në jug. Mjeshtëria vokale, aftësia për t’iu përshtatur ngjyrave e karakteristikave specifike të rrymave muzikore, fuqia interpretuese, vokali i ngrohtë, janë vetëm disa nga tiparet e Erandës si artiste”, tha Meta.

Presidenti theksoi se, “plot 35 vjet karrierë e shkëlqyer muzikore, dëshmojnë për një artiste të formuar, ku  spikat talenti i lindur dhe profesionistja e vërtetë, si  një nga zërat më të çmuar të muzikës tonë.  Për të gjithë kontributin e saj në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, kam privilegjin të vlerësoj, në praninë tuaj  këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”.

Source: ATSH
Previous Post

Futet miu në studio, reagimi i moderatores të “Goca dhe Gra” për të mos u humbur!

Next Post

Sky integron Netflix në paketat e tij

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Sky integron Netflix në paketat e tij

Sky integron Netflix në paketat e tij

Nuk ndalen lotët në ‘Big Brother’! Donaldi në diskutim të ashpër me Ilirin ‘shpërthen’ në të qara, Semi e ledhaton dhe…

Nuk ndalen lotët në ‘Big Brother’! Donaldi në diskutim të ashpër me Ilirin ‘shpërthen’ në të qara, Semi e ledhaton dhe…

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA