IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

by IMA Redaksia
2026/09/09
in MUZIKË
Reading Time: 2 mins read
A A
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të skenës greke, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak.

ADVERTISEMENT

Sipas mediave greke, këngëtari u transportua me ambulancë në spitalin “Elpis” në Athinë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij. Njoftimi i spitalit bëri të ditur se ai kishte mbërritur pa frymëmarrje dhe pa puls.

Mazonakis ishte dërguar në spital nga një klinikë private në Kolonaki, ku fillimisht ishte përpjekur t’i jepej ndihma e parë pas arrestit kardiak.

I lindur në Nikaia në vitin 1972, ai nisi karrierën muzikore në fillim të viteve ’90 dhe u kthye shpejt në një nga emrat më karakteristikë të muzikës moderne greke. Stili i tij ndërthurte elementë të muzikës pop me traditën laiko, ndërsa energjia në skenë dhe zëri i veçantë e bënë një prej artistëve më të dallueshëm të brezit të tij.

Gjatë karrierës së tij ai performoi gjerësisht në Greqi, Qipro dhe për komunitetet greke jashtë vendit, përfshirë Gjermaninë, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara.

ADVERTISEMENT

Lajmi për vdekjen e tij vjen vetëm pak ditë përpara një koncerti të planifikuar më 20 shtator në Technopolis, ku Mazonakis do të festonte me publikun 33-vjetorin e rrugëtimit të tij muzikor. Postimi ku promovonte këtë koncert ishte ndër të fundit që kishte publikuar në rrjetet sociale.

Për publikun shqiptar, Mazonakis ishte gjithashtu një emër mjaft i njohur, falë popullaritetit të madh që muzika greke ka pasur prej vitesh në Shqipëri dhe rajon.

Tags: 54vjeçaregiorgosgreqisëJetemazonakismë,moshënMuzikendërronnënjënjohurprejshuhettëzërave
Previous Post

Sydney Sweeney zhvishet për reklamën që po bën xhiron e rrjetit, por pas saj fshihet edhe një marrëveshje biznesi

Next Post

YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
“Mjaft më ke gënjyer”, Klea Chutra dhe Andrea publikojnë “Kundër Sistemit”, këngën që i jep zë revoltës së një brezi
MUZIKË

“Mjaft më ke gënjyer”, Klea Chutra dhe Andrea publikojnë “Kundër Sistemit”, këngën që i jep zë revoltës së një brezi

Në një kohë kur pakënaqësia, protestat qytetare dhe kërkesat për ndryshim po bëhen gjithnjë e më të pranishme në diskursin...

by IMA Redaksia
Qer 18, 2026
Next Post
YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

“AI mund të na vrasë të gjithëve”/ Studiuesi largohet nga kompania që krijoi Claude dhe jep alarmin: “Po luajnë me jetët tona”

“AI mund të na vrasë të gjithëve”/ Studiuesi largohet nga kompania që krijoi Claude dhe jep alarmin: “Po luajnë me jetët tona”

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA