IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Historia e komplikuar e Sabianit, kush është partnerja e re dhe arsyeja pse e mban larg publikut

by IMA Redaksia
2021/12/26
in MUZIKË
Reading Time: 5 mins read
A A
Historia e komplikuar e Sabianit, kush është partnerja e re dhe arsyeja pse e mban larg publikut

Sabian Medini është këngëtari që e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në ”Big Brother VIP” zbuloi një detaj sekret nga jeta e tij, që ai është dhe baba i një djali përveç vajzës, Keisit.

ADVERTISEMENT

Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij.

Por pasi u bë pjesë e “BB Vip”, ai zbuloi detaje rreth vetes së tij, që publiku nuk i ka ditur, mes të cilave atë që është babai i një djali 3- vjeçar, Enes, i cili ishte supriza e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë. Vogëlushi me flokët kaçurrela si i ati dhe sytë blu si e ëma, e surprizoi në program duke u futur në shtëpinë e “Big Bother VIP”.

Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti. Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj.

ADVERTISEMENT

Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të. “Në fillim s’e ka ditur njeri për Kejsin, shkoi 14 vjeç e zbulova publikisht.

Dhe djalin më duket se ma solli Zoti, bam! Kejsi është yll, dhe ai njësoj. Në vitin 2018 Zoti më bekon prapë me një bukurosh që nuk e prisja, s’e kisha menduar ndonjëherë se do bëhesha me çun. Më ka ardhur në jetë drita e syve.

Një nga problemet më të mëdha ka qenë se fëmijët kanë ardhur në jetë nga nëna të ndryshme dhe kjo s’është e thjeshtë. Por ia dal, nuk u lë gjë mangët. Në fillim kisha merakun se mos Keisi bëhej xheloze, por ajo e do shumë vëllain e vet. Më ka falur Zoti dy yje, jam fokusuar vetëm t’u plotësoj gjithçka të dyve. Jam këtu brenda dhe trupi rri këtu, shpirti është jashtë. Më ka marrë malli!”, tregoi Sabiani.

Por edhe në “BBVIP”, Sabiani nuk zbuloi gjithçka, pasi djali hyri në shtëpi me motrën e tij Keisin, dhe jo me partneren e tij aktuale, të cilën po ashtu e ka mbajtur larg vëmendjes publike, edhe pse ka gati një dekadë që shoqërohet me të.

Po kush është partnerja e Sabianit? Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se ajo është grimiere me profesion dhe quhet Arnisa Xhikaj. Ajo është gjithmonë pranë Sabianit kudo, por këngëtari sërish ka zgjedhur që të mos e zbulojë as identitetin dhe as fotot e saj, duke e lënë mister për publikun se cila është nëna e djalit të tij 3-vjeçar.

Arnisa është një vajzë simpatike, e cila prej vitesh është pjesë e rrethit të ngushtë të miqve artistë të Sabianit.

Ajo ndan shumë foto në “Instagram” të djalit të tyre dhe foto të Sabianit për ta mbështetur hyrjen e tij në BBVIP, por asnjë foto të tyre në çift apo si familje. Ne kemi mundur të sigurojmë një foto të postuar për ditëlindjen e saj nga miku i tyre po ashtu artist, Erion Korini.

Sabiani ishte një nga konkurrentët më pozitivë dhe paqësorë në show-n real “Big Brother VIP”, ku krijoi një miqësi shumë të ngushtë me Ilir Shaqirin.

Në “Big Brother Vip” ai tregoi të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës, nxjerrjen e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij. Kështu, ai pranoi publikisht se është babai i dy fëmijëve me nëna të ndryshme.

Ai tregoi se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit, por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme i ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.

Është pikërisht kjo situatë e komplikuar që e ka bërë Sabianin t’i mbajë larg jetës publike, ish-partneren dhe partneren aktuale. Sa i përket karrierës, Sabiani në vitin 2001 publiko albumin që mbante emrin e tij “Sabian”. Në vitin 2002, publikoi albumin “Sabian 2”.

Në vitin 2004, Sabiani mori pjesë në Top Fest 1 me këngën “Je e bukur moj shejtane”, në bashkëpunim me Eriosti. Në vitin 2004, Sabiani publikoi albumin “Sabian 3”.

Karriera e tij është e gjatë ndërkohë që këto dy vitet e fundi ai ka bërë disa bashkëpunime siç ishte ai “Pa Ty”, në bashkëpunim me Seldi Qalliun. “Puthe” me Mevlin & Klementin, apo “Gurbet” apo “KÇK” në bashkëpunim me Mevlin.

Sa i përket eksperiencës në “BBVIP” ishte i vetmi që fitoi një biletë kthimi për të rihyrë në shtëpi, pas daljes herën e parë. Ashtu si çdo banor tjetër që eliminohet, edhe Sabiani ishte i ftuar në “Fun’s Club”, ku foli për eksperiencën e tij në BBVIP. Sigurisht, nuk mund të lihej pa përmendur edhe lidhja e tij e ngushtë me Ilirin, me të cilin ka krijuar edhe një miqësi të fortë brenda shtëpisë.

Ndër të tjera ai shpjegoi edhe arsyen pse balerini, miku i tij i ngushtë, nuk doli pas tij, siç tentoi të bënte edhe herën e parë kur Sabiani u eliminua disa javë më parë, i pyetur nga e ftuara në studio.

“Ne kishim vendosur që nëse do të ndodhte një nominim, do të rrinim aty. I thashë nëse del, unë do të dal pas teje. Më tha jo. Nëse njëri del, do vijojmë rrugëtimin edhe për tjetrin. Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëritjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain”, u shpreh ai.

Për sa i përket çmimit të madh, ai tha se nuk e kishte synuar ndonjëherë, madje nëse do e fitonte pjesën më të madhe do i çonte për bamirësi dhe pjesën tjetër do t’i ndante me Ilirin.

“Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do ta fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do ta ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro!”, tha Sabiani.

Gjithashtu Sabiani u shfaq dyshues mbi eliminimin e tij, duke deklaruar se kur doli kuptoi se kishte mbështetje të madhe nga publiku, dhe i është dukur e habitshme që është eliminuar, por nuk ka dashur të thotë asgjë konkrete duke qenë se ka vendosur të presë dhe të qartësohen situatat.

Source: Panorama.com.al
Previous Post

E bija refuzon të bëj duet me të. Ja çfarë thotë Robert Aliaj

Next Post

Einxhel Einxhel zbulon sherrin: Unë dhe Donaldi nuk flisnim jashtë

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Einxhel Einxhel zbulon sherrin: Unë dhe Donaldi nuk flisnim jashtë

Einxhel Einxhel zbulon sherrin: Unë dhe Donaldi nuk flisnim jashtë

Big Mama flet pas daljes nga Big Brother: Nuk jam penduar për ato që i thashë Antonelës, doja t’i tregoja ku e ka vendin

Big Mama flet pas daljes nga Big Brother: Nuk jam penduar për ato që i thashë Antonelës, doja t’i tregoja ku e ka vendin

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA