8 të arrestuar për vrasjen e gazetares malteze

Arrestohen në Maltë 8 të dyshuar si të lidhur me vrasjen e gazetares investigative Dafne Galicia.

Kryeministri Jozef Muskat konfirmoi ndalimin e tyre dhe tha se hetuesit kanë 48 orë kohë, për të hedhur dritë mbi dyshimet e tyre.

Qeveria ka ofruar 1 milion Euro për këdo që jep informacion të saktë mbi vrasjen.

Gazetarja 53-vjeçare u vra në një atentat me bombë të vendosur në automjetin e saj më 16 tetor në Maltë.

Ajo shquhej për shkrimet e saj investigative që hidhnin dritë kryesisht mbi aferat korruptive të kryeministrit dhe qeveritarëve maltezë, por edhe për lidhjet e tyre me skandalin Panama Papers.

/Tv Klan

loading...

KOMENTO