Së fundmi, Arbana Osmani ka ngjallur spekulime të reja pas një postimi në Instagram Story, ku shfaqet dora e saj me një unazë që ngjason me logon e Big Brother. Ky detaj ka bërë që fansat dhe ndjekësit e saj të spekulojnë se ndoshta moderatorja e njohur mund të jetë në prag të një bashkëpunimi të ri, këtë herë për Big Brother VIP Kosova.
Pas sukseseve të mëdha në edicionet e Big Brother VIP Albania, një prezantim i saj në versionin kosovar të këtij formati do të ishte një surprizë e madhe dhe do të shtonte interesin për programin. Megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar nga Arbana apo nga produksioni, ky postim ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale, duke i lënë të gjithë në pritje të një lajmi zyrtar.
A është kjo një shenjë që Arbana Osmani do të marrë frenat e Big Brother VIP Kosova? Mbetet për t’u parë.