IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

A2 përfundon procesin e punësimit, ekipi takohet me përfaqësuesit e CNN

by IMA Redaksia
2018/09/17
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
A2 përfundon procesin e punësimit, ekipi takohet me përfaqësuesit e CNN

Televizioni informativ A2, partneri ekskluziv i CNN në Shqipëri, njofton zyrtarisht se procesi i punësimit është përmbyllur me sukses. Pas një procesi të gjatë rekrutimi, A2 informon se disa nga profesionistët me më përvojë në mediat shqiptare janë zyrtarisht pjesë e stacionit më të ri televiziv.

ADVERTISEMENT

Stafi i ri, që përbëhet nga rreth 60 profesionistë të medias, u takuan së bashku për herë të parë më 6 shtator në mjediset e A2, në Aba Business Center në qendër të Tiranës.

Në eventin që u mbajt me këtë rast në Zyrat Qendrore të A2, përfaqësuesit e A2 dhe CNN u takuan me ekipin dhe i përgëzuan ata që arritën në mënyrë suksesshme të bëhen pjesë e stacionit më të ri televiziv. Ata gjithashtu inkurajuan ekipin të vazhdojë misionin e A2 për të sjellë një stil të ri dhe unik të gazetarisë në Shqipëri.

Administratori i A2, Andri Kasneci, tha se ky takim i parë ndërmjet drejtuesve të A2, përfaqësuesve të CNN dhe stafit të televizionit, shënon pikënisjen e një marrëdhënieje intensive, bazuar në parimet universale të profesionalizmit dhe etikës.

“Ne kemi rastin të njohim njëri-tjetrin, kolegët tanë, bashkëpunëtorët, partnerët ekskluzivë dhe ata që kishin vizionin për të vendosur një standard të ri të gazetarisë në Shqipëri”, tha Kasneci.

A2, si degë ekskluzive e CNN në Shqipëri, planifikon të nisë transmetimet deri në fund të vitit 2018. Ndërkohë kanë nisur një seri trajnimesh për stafin A2 të cilat po zhvillohen në Shqipëri, ndërsa trajnime të tjera janë planifikuar të mbahen së afërmi në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe, me ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonalë.

Greg Beitchman, Zëvendës President për Shitjen e Përmbajtjes dhe Partneritetet për CNN International Commercial, i tha audiencës së përbërë nga gazetarë të njohur dhe profesionistë të tjerë të medias shqiptare, se ky është fillimi i një epoke të re.

“Misioni i A2 fillon sot duke përsosur aftësitë tuaja, duke iu zotuar standardeve më të mira të gazetarisë, duke krijuar programe të një klasi botëror si dhe raportim të shpejtë të ngjarjeve që do i ofroni audiencës”, tha z. Beitchman.

ADVERTISEMENT

Ekipi i ri u përshëndet edhe përmes një video-mesazhi nga Nick Robertson, Redaktori Ndërkombëtar Diplomatik i CNN.

Studiot dhe zyra e A2 janë në fazën e fundit të pajisjes me teknologjinë dhe infrastrukturën më të përparuar, një proces që pritet të përfundojë brenda muajit shtator.

Stacioni informativ A2 i cili ndodhet në Tiranë dhe me redaksi mbështetëse në qytete të tjera të Shqipërisë si dhe në vendet fqinje, do të prodhojë lajme nga vendi për audiencat shqipfolëse, por njëkohësisht do të bashkëpunojë ngushtë me rrjetin CNN në shpërndarjen e përmbajtjes.

Themelimi i stacionit informativ A2, si një partneritet ekskluziv midis CNN (Cable News Network) dhe kompanisë shqiptare Gener 2, u njoftua për herë të parë në shkurt 2018.

Tags: A2CNNCNN Albania
Previous Post

Shqipëria mund Becchetti, Arbitrazhi: “Hidro SRL” të paguajë 7 mln euro kompensim

Next Post

Klan Maqedoni zbulon logon

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Klan Maqedoni zbulon logon

Klan Maqedoni zbulon logon

RTSH nis fushaten promovuese per mbylljen e transmetimeve analoge | VIDEO

RTSH nis fushaten promovuese per mbylljen e transmetimeve analoge | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA