IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Abuzimi i emisionit me përdhunimin e 15-vjeçares

by IMA Redaksia
2020/06/04
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Abuzimi i emisionit me përdhunimin e 15-vjeçares

Historia tronditëse e abuzimit seksual të një 15-vjeçareje mori përmasa të mëdha mediatike dhe shpeshherë shkoi deri aty ku u abuzua me privatësinë e të miturës. Media të ndryshme raportuan pamje nga banesa ku ajo jetonte, emrin e saj, foto të familjarëve. Familjarët e vajzës, përkatësisht babai dhe vëllai, u morën në intervistë nga emisioni “Me zemër të hapur” në News24, i cili moderohet nga Evis Ahmeti, njëkohësisht autore e programit. Ky emision guxoi edhe transmetoi pamjet e abuzimit të 15-vjeçares, përpara syve të familjarëve dhe teleshikuesve.

ADVERTISEMENT
Abuzimi i emisionit me përdhunimin e 15-vjeçares

ARTIKULLI I PUBLIKUAR NGA ICONSTYLE.AL
Abuzimi i emisionit me përdhunimin e 15-vjeçares

ARTIKULL I PUBLIKUAR NGA NEWS31.AL
Abuzimi i emisionit me përdhunimin e 15-vjeçares

FOTO E PUBLIKUAR NGA FATMA HAXHIALIU (VIA NEWS31.AL)

Momentalisht videot e intervistës së babait dhe vëllait të vajzës janë fshirë nga kanali i emisionit në YouTube, mirëpo portale të ndryshme, si IconStyle.al dhe News31.al, raportuan se gjatë emisionit u transmetuan momentet e abuzimit të vajzës, që ndonëse ishin bërë të turbulluta, nuk e zhbëjnë përgjegjësinë e emisionit që shkon kundër çdo ligji për të drejtat e njeriut dhe ruajtjes së privatësisë.

Abuzimi i emisionit me përdhunimin e 15-vjeçares

FSHIRJA E INTERVISTAVE NË YOUTUBE

Nëpër komente online, qytetarët theksojnë se edhe sikur familjarët të kenë dhënë leje për transmetimin e videos, sërish kemi të bëjmë me një akt të shkeljes së privatësisë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një të mitur, viktimë e përdhunimit të përsëritur nga disa persona.

ADVERTISEMENT

Altin Hazizaj, një nga themeluesit e Qendrës për Mbrojtjen për të Drejtat e Fëmijëve, e cila bashkëpunon me ECPAT – rrjet global organizatash që ka si qëllim të luftojë ndër të tjera shfrytëzimin seksual të fëmijëve – kritikoi ashpër emisionin “Me zemër të hapur” duke thënë:

“Kjo nuk është GAZETARI! Kjo është tallje dhe nëpërkëmbje e jetës së një 15-vjeçareje. E turpshme që të bësh famë me jetën e njerëzve të pambrojtur dhe për më tepër viktima të dhunës seksuale!”

Në komunikatën e saj në Kuvend, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, tha:

“Kërkoj nga AMA që të mos presë nxitje nga ne, por të merret aktivisht në mënyrë prioritare me mbrojtjen e të miturve të abuzuar seksualisht që po abuzohen për së dyti nga mediat, të cilat shpalosin detaje identifikuese për viktimat – shkelje e hapur kjo e të drejtave bazike të fëmijëve.

E dini se çfarë na kanë thënë të gjithë nxënësit tanë që janë ballafaquar me ngacmim apo abuzim seksual, pa përjashtim: “Ju lutemi, na mbroni anonimitetin! Ju lutemi, na mbroni nga gazetarët sepse nuk duam të dalim në televizor”.

Deri në këto momente, Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk ka reaguar në lidhje me emisionin në fjalë. Duhet të shkojmë se ndonëse intervistat e dy familjarëve u kryen me shpinën nga kamera, në Facebook, emisioni publikoi artikujt ku duket qartë portreti i babait të vajzës, duke zbuluar kështu të dhëna të identitetit të saj.

Abuzimi i emisionit me përdhunimin e 15-vjeçares

PORTRETI ËSHTË FSHIRË NGA ANABEL.AL

Një psikologe, e cila preferoi të mbetej anonime, u shpreh për Anabel.al se roli i medias në të tilla ngjarje është krejt tjetër.

“Media duke pasqyruar rastin me detaje identifikuese, duke ekspozuar familjarët, duke e trajtuar joprofesionalisht ngjarjen, nuk kontribuon aspak në favor të kauzës. Si mund të ndihmohet një vajzë tjetër që ka përjetuar të njëjtën situatë nëse sheh si trajtohet ngjarja në media. Media duhet të informojë se çfarë është dhuna seksuale, të sensibilizojë njerëzit që të mos fajësojnë viktimën, të tregojë shërbimet që ofrohen për viktimat etj. Emisione të tilla nuk lehtësojnë situatën, përkundrazi e përkeqësojnë.”

Tri vite më parë, emisioni “Me zemër të hapur” u gjobit nga AMA me 200,000 lekë sepse transmetoi një video të një gruaje në momente intime me partnerin duke pretenduar se veprimet ishin kryer përpara fëmijëve.

Source: anabelmagazine.com
Previous Post

Protestë madhështore në Tiranë “Për fëmijërinë e vjedhur”

Next Post

Transmetoi në emision videon e përdhunimit: Reagon autorja e ‘Me zemër të hapur’

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Transmetoi në emision videon e përdhunimit: Reagon autorja e ‘Me zemër të hapur’

Transmetoi në emision videon e përdhunimit: Reagon autorja e ‘Me zemër të hapur’

Përfundon rrugëtimi 3-vjeçar i ‘Hostel by Anabel’ dhe nis produksioni i ri i Dalina Buzit!

Përfundon rrugëtimi 3-vjeçar i 'Hostel by Anabel' dhe nis produksioni i ri i Dalina Buzit!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA