“Për Fëmijërinë e Vjedhur”, kjo ishte motoja që përcolli një ndër protestat më të bukura gjatë muajve të fundit në Tiranë. Rasti i abuzimit seksual të një vajze 15 vjeçare ka tronditur rëndë opinionin publik por njëherazi ka nxjerr në pah dobësinë që sistemi arsimor dhe mos funksionimin e insititucioneve për t’a parandaluar atë.
Në një protestë të mbledhur në rrjetet sociale, mesazhet që u përcollën ishin të fokusuar tek vajzat dhe barazia gjinore, ku gjithashtu u hodhën dhe parrulla të ndryshme mbi dënimin e abuzuesëve.
Një thirrje për edukimin e fëmijëve dhe veçanërisht djemve u bë vazhdimisht nga protestuesit pjesë e të cilëve ishin dhe personazhet publike si Aurela Gaçe, Fatma Haxhialiu, Olti Curri por dhe diplomatëve të ambasadave të huaja.














