IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Agonset e Francesco Becchetti i detyrohet 1.2 milionë euro TVSH Doganës shqiptare

by Niko Lako
2015/07/01
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Agonset e Francesco Becchetti i detyrohet 1.2 milionë euro TVSH Doganës shqiptare

Doganat shqiptare pritet të përballen këto ditë në Gjykatën Administrative të Apelit me përfaqësuesit e kompanisë Agonset të Francesco Becchettit për një detyrim të papaguar të TVSH mbi pajisjet televizive të Agon Channel.

ADVERTISEMENT

Doganat kanë apeluar vendimin e shkallës së parë, të marrë nga gjyqtarja Elda Vrioni, i cili favorizon Becchettin për të mos e paguar detyrimin që shkon afërsisht në 1.2 milionë euro.

Por si ka mundësi që një gjykatë ka përjashtuar një televizion nga një detyrim i tillë, ndërkohë që prej 17 vjetësh të gjithë transmetuesit audio- vizivë në Shqipëri paguajnë TVSH për pajisjet që importojnë për aktivitetin e tyre? Kësaj pyetje vështirë t’i japë përgjigje çdo jurist që njeh ligjislacionin shqiptar. Por gjyqtarja Vrioni ka shkuar shumë larg me vendimin që ka dhënë në korrikun e vitit të kaluar.

Shoqëria Agonset, brenda rregullave të shtetit shqiptar, i ka kërkuar doganave shqiptare të bëjë një shtyrje një vjeçare të pagesës së TVSH për pajisjet e importuara dhe ka nënshkruar një marrëveshje në bazë të ligjit për këtë. Agonset i ka vënë në punë paisjet dhe dogana ka pritur fundin e vitit për të arkëtuar tatimin prej 20 përqind mbi vlerën e mallit të importuar. Por kur ka ardhur data e pagesës, padroni i Agon Channel ka refuzuar të shlyejë detyrimin. Në këtë situatë, çështja ka kaluar në gjykatë, aty ku avokatët e Francesco Becchettit dinë të manovrojnë mjaft mirë.

Becchetti nuk pranoi ta paguante detyrimin, duke pretenduar se ligji për TVSH përjashton nga ky detyrim ato pajisje dhe makineri për të cilat vlera e investimit i kalon 50 milionë lekë të reja. Por a bëjnë pjesë pajisjet televizive në këtë përjashtim? Duke qenë se një ligj i tillë, i bërë për të nxitur investimet, mund të ngjallte keqkuptime, ligjvënësi kishte ngarkuar Këshillin e Ministrave për të hartuar një listë konkrete të atyre pajisjeve dhe makinerive që përfitonin nga ky përjashtim. Pra përveç shumës prej 50 milionë lekësh, u përcaktuan me VKM-në 180 të vitit 2013 edhe se kush ishin pajisjet konkrete që parashikonte ligji. Në këtë listë, pajisjet për transmetimet audiovizive as nuk ishin dhe as nuk janë.

ADVERTISEMENT

Po si ka mundësi që gjykata dha një vendim që e përjashtonte Agon Channel nga ky detyrim?

Dosja në fjalë ra në duart e gjyqtares Elda Vrioni, e cila do të mbahet mend gjatë për vendmin që dha. Për t’i dhënë të drejtë kompanisë Agonset, gjyqtarja Vrioni bëri një interpretim në bazë të të cilit ajo i dha vetes kompetencat e Këshillit të Ministrave. Sipas saj, meqënëse pajisjet radiotelevizive nuk ishin në listën e vendimit nr 180 kjo nuk do të thoshte që ato nuk duhet të ishin. Pra, në rolin e kryeministrit tashmë dhe të kabinetit qeveritar, gjyqtarja Vrioni vendosi të ndryshojë listën e makinerive dhe pajisjeve të përcaktuara nga ekzektuivi.

“VKM 180/2013 nuk trajton në përmbajtjen e tij ato lloj pajisjesh dhe makinerish të cilat do t’i shërbenin drejtëpërdrejtë investimit në sektorin e transmetimit televiziv. Në mungesë të këtij përcaktimi, nuk mund të thuhet se kjo VKM e ndalon subjektin të përfitojë nga ligji…”, thuhet në vendimin e zonjës Vrioni, e cila merr përsipër kështu të përcaktojë se kush pajisje duhen e kush nuk duhen të përfitojnë nga ligji, kompetencë kjo qartazi vetëm e Këshillit të Ministrave. Lista e hartuar me VKM është bërë pikërisht për kategori të caktuara investimesh, të cilat janë në vlerësimin e KM dhe jo të gjykatave. Por edhe nëse gjykata nuk do të ishte dakort me një gjë të tillë, ajo mund të kërkonte ndryshimin e ligjit dhe të VKM por jo të bënte interpretimin dhe aq më pak hartimin e listës në fjalë.

Me këtë vendim, të gjithë transmetuesve televizivë, por jo vetëm atyre por çdo lloj investitori tjetër, pajisjet e të cilit nuk përfshihen në listën e Këshillit të Ministrave, i lind e drejta të mos paguajnë TVSH për vlerat mbi 50 milionë lekë.

Për këtë arsye, doganat shqiptare e kanë kundërshtuar vendimin e shkallës së parë dhe tashmë presin përballjen në Apel për të kthyer në arkën e shtetit 1.2 milionë euro detyrime për pajisjet me të cilat transmeton programet e tij Agon Channel.

Marre nga Tv Klan

Tags: AgonsetDogana ShqiptareFrancesco Becchetti
Previous Post

Romina Ruda largohet nga Agon Channel!

Next Post

Të rejat Mediaset për 2015-2016: Celentano, rikthimi i Ciao Darwin, Grande Fratello Vip dhe shumë të tjera!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Të rejat Mediaset për 2015-2016: Celentano, rikthimi i Ciao Darwin, Grande Fratello Vip dhe shumë të tjera!

Të rejat Mediaset për 2015-2016: Celentano, rikthimi i Ciao Darwin, Grande Fratello Vip dhe shumë të tjera!

RTSH, asnjë prej dy kandidatëve nuk merr shumicën e nevojshme

RTSH, asnjë prej dy kandidatëve nuk merr shumicën e nevojshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA